Skip to content
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sūrah 3

Aal-i-Imraan

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 74

يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِۦ مَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ 74

Ai dallon kë të dojë me mëshirën e Vet. -Allahu i Lartësuar dallon me mëshirën e Tij atë që Ai dëshiron, pra, atë që plotëson kushtet për t’u lumturuar me mëshirën e Tij të posaçme. Mëshira e veçantë është ajo që sjell me vete mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit, dhe ajo është vetëm për të zgjedhurit e Tij të dashur.Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe. -Allahu i Lartësuar është Zotërues dhe Dhurues i madh i mirësisë. Mirësinë e Tij nuk mund ta përshkruajë dhe imagjinojë askush. E si mund ta përkufizosh mirësinë e Atij që është Absolut në dijen dhe në mëshirën e Tij. Mirësia e Tij është aq e gjerë, sa është edhe dija e Tij. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet: “Ata që mbajnë Fronin (e Allahut) dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde (dhe e madhërojnë) Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimtarët: “Zoti ynë, Ti, me Mëshirën dhe me Diturinë Tënde përfshin gjithçka. Prandaj fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit Flakërues (xhahimit)!" Zoti ynë, futi ata (që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde) në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të mirët prej etërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti. Dhe ruaji ata prej të këqijave, sepse atë që Ti e mbron atë Ditë prej të këqijave, vërtet e ke mëshiruar! Ky është shpëtimi i madh”.”. [Gafir 7,8,9].