Aal-i-Imraan
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَيُعَلِّمُهُ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ 48
“Ai (Allahu)do t’i mësojë atij Librin, Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin...” -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai do t’i mësonte Isait Librin. Fjala ‘libër’ mund të kuptohet këtu në dy mënyra:1. Librat e shenjtë hyjnorë, dhe në mënyrë të veçantë Teuratin dhe Ungjillin, për shkak të madhështisë së përmbajtjes së tyre. Ata ishin burim drite, udhëzimi dhe ligjesh, të tillë që bijtë e Israilit të gjykonin me drejtësi. Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait leximin e teksteve të shenjta, por edhe kuptimet e tyre të thella dhe të urta. Ndërsa kuptimi i dytë i fjalës ‘libër’ është:2. Shkrimi. Pra, Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait aftësinë për të shkruar. Të shkruarit është nga mirësitë më të mëdha me të cilën Allahu i Lartësuar e ka privilegjuar njeriun. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e përdor këtë mirësi ndaj njerëzve, si argument për të treguar mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të madhe ndaj tyre, siç thotë në ajetet e para të shpallura nga Kur’âni madhështor: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” [Alak 1-5]. Allahu i Lartësuar i mësoi Isait edhe urtësinë. Urtësia është njohja e thellë e ligjit të Zotit. Urtësi quhet edhe vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Pra, urtësia është aftësia për të gjykuar me dije dhe drejtësi. Ajo është një nga mirësitë më të mëdha që mund t’i jepet njeriut. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se do ta nderonte Isain me një cilësi më të lartë se këto që u përmendën. Ai do ta dallonte atë me gradën e profetit: