Aal-i-Imraan
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَيُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِى ٱلْمَهْدِ وَكَهْلًا وَمِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ 46
“Ai do t'u flasë njerëzve që në djep, por dhe kur të rritet. -Kjo qe një mrekulli e Allahut: një foshnjë që u fliste njerëzve. Jo thjesht u fliste, por u thoshte fjalë të urta, që i udhëzonin ata në gjithçka të mirë dhe të dobishme për jetën e tyre. Ato ishin fjalë që tregonin shpëtimin dhe suksesin në të dyja jetët, domethënë fjalë tipike për profetët e Zotit. Kjo qe shenjë se ai do të ishte një profet, që do t’i drejtonte njerëzit në adhurimin dhe përkushtimin ndaj Zotit të tyre të vetëm, Allahut të Lartësuar. E folura e tij në djep qe një mrekulli, me anë të së cilës forcohej besimi dhe siguria e besimtarëve të sinqertë dhe, në të njëjtën kohë, humbte çdo mundësi justifikimi e mohuesve dhe e atyre që refuzonin të adhuronin Zotin e botëve, Allahun e Lartësuar. Kjo mrekulli tregonte se Isai (a.s.) ishte profet i vërtetë, i zgjedhur nga Zoti i botëve, dhe adhurues i sinqertë i Tij. Ajo vinte si mirësi dhe si tregues i pastërtisë së Merjemes, nënës së Isait (a.s.). Ajo ishte e pastër dhe e ruajtur nga çdo e keqe, ndryshe nga çfarë shpifin për të armiqtë e Zotit.Ai do të jetë prej të mirëve.” -Ky ishte një përgëzim, se Allahu do t’i falte Isait (a.s.) dhunti të jashtëzakonshme, sikurse ka bërë me të gjithë profetët e Tij. Isai (a.s.) do të ishte një prej profetëve më të mëdhenj. Të gjitha këto ishin përgëzime të njëpasnjëshme për Merjemen dhe tregime për Isain, Profetin e Zotit të gjithësisë. Më pas: