Skip to content
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sūrah 3

Aal-i-Imraan

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 43

يَـٰمَرْيَمُ ٱقْنُتِى لِرَبِّكِ وَٱسْجُدِى وَٱرْكَعِى مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ 43

“O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde (e ruku)dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” -Pas mirësisë që i dhuroi, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Merjemen, së pari, për adhurim të vazhdueshëm, duke qenë gjithnjë e bindur ndaj Tij, e motivuar nga dashuria dhe e mbushur me përulësi. Së dyti, Allahu e urdhëroi Merjemen për të falur namaz. Është përmendur në mënyrë të veçantë sexhdeja dhe rukuja, sepse ato janë shprehje të nënshtrimit dhe përuljes së thellë ndaj Allahut të Lartësuar. Në të vërtetë, Merjemeja i kreu të gjitha porositë e Zotit, duke treguar qartë bindjen e saj të plotë dhe adhurimin e sinqertë për Krijuesin e saj, për Allahun e Lartësuar. Ishte Allahu i Lartësuar që i tregoi Profetit të Tij të mëshirës, Muhamedit (a.s.), rreth këtyre ngjarjeve të hershme e të panjohura asokohe. Profeti (a.s.) nuk kishte asnjë mënyrë e mundësi për të njohur ato ngjarje të vërteta, prandaj i Lartësuari thotë: