Skip to content
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sūrah 3

Aal-i-Imraan

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 34

ذُرِّيَّةًۢ بَعْضُهَا مِنۢ بَعْضٍ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ 34

Ata ishin pasardhës, njëri prej tjetrit. -Ata erdhën njëri pas tjetrit, të ngjashëm në cilësitë dhe vetitë e tyre të çmuara. Allahu i Lartësuar tregon se përzgjodhi këta profetë dhe të afërmit e tyre, duke i udhëzuar ata në rrugën e drejtë.dhe Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -Allahu e di më së miri se cili e meriton që të përzgjidhet dhe të dallohet mbi të tjerët me të tilla dhunti. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar i përzgjodhi ata që u përmendën në këtë ajet, për shkak të diçkaje që gjendej tek ata dhe që e bënte të meritueshme një nderim të tillë, si dhuratë dhe bujari nga i Gjithëdituri e i Urti. Përshkrimi i madhështisë dhe i rëndësisë së këtyre të përzgjedhurve dhe të dalluarve nga Allahu i Lartësuar bëhet për disa qëllime, si për shembull:- Ai na nxit që ne t’i duam dhe t’i respektojmë të gjithë profetët e Zotit. Ne duhet të pajisemi me cilësitë e tyre dhe duhet t’i zbatojmë udhëzimet e tyre të drejta.- Kështu nxitemi që ta lusim Allahun e Lartësuar, të na japë sukses edhe neve, ashtu sikurse u dha atyre.- Këto përshkrime na bëjnë të ndihemi keq për gjendjen dhe cilësitë tona, që janë aq larg madhështisë së atyre njerëzve, por nga ana tjetër, ato na nxisin dëshirën për të punuar dhe për të adhuruar më shumë e më mirë Allahun e Lartësuar, që edhe ne t’u afrohemi të përzgjedhurve të Tij. Në këtë mënyrë, edhe ne do të na mundësohet që Allahu i Lartësuar të na falë mirësi nga mëshira dhe dashuria e Tij e pakufishme.- Këto fjalë na tregojnë qartë dashurinë dhe butësinë e madhe të Zotit ndaj atyre të përzgjedhurve, duke bërë që fama e tyre të jetë e vazhdueshme ndër njerëz, gjatë gjithë kohërave.- Në ajet bëhet shumë e prekshme bamirësia dhe mëshira e madhe e Zotit. Ne kuptojmë se sa i dobishëm është adhurimi i Allahut me dashuri, madhërim dhe bindje totale ndaj Tij.- Për ata, do të mjaftonte si nderim vetëm fakti që do të përkujtohen gjithmonë për mirë dhe do të jenë në çdo kohë shembull për mbarë njerëzimin.Pasi përmend mirësitë e Tij mbi njerëzit e nderuar e të përzgjedhur, Allahu i Lartësuar vijon të përshkruajë më hollësisht nderimin e madh për Merjemen, nënën e Isait (a.s.).