Aal-i-Imraan
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
قُلْ إِن تُخْفُوا۟ مَا فِى صُدُورِكُمْ أَوْ تُبْدُوهُ يَعْلَمْهُ ٱللَّهُ ۗ وَيَعْلَمُ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ 29
Thuaj: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja, apo e shfaqni haptazi, Allahu e di atë. Ai e di çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në tokë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” -Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon për dijen e Tij të gjerë dhe absolute. Ai di në hollësi gjithçka që ndodh, qoftë brenda shpirtit tonë, qoftë në hapësirën e madhe të gjithësisë që Ai ka krijuar dhe përsosur. Allahu na tregon edhe për pushtetin e Tij absolut mbi gjithçka që ka krijuar dhe që e di në hollësi. Sigurisht që të tilla cilësi të të Madhëruarit na nxisin për vepra të mira. Nga ky ajet nxjerrim shumë mësime e dobi. Ai na nxit që ta pastrojmë zemrën tonë nga çdo cilësi dhe mendim i keq, sepse duke kujtuar vazhdimisht dijen dhe mbikëqyrjen absolute të Allahut të Lartësuar mbi ty, me siguri që do të ndiesh turp nëse Ai do të shohë në zemrën tënde mendime e ndjenja të shëmtuara. Një njeri që e ndien mbikëqyrjen e Allahut do t’i ketë edhe mendimet e tij për të fituar kënaqësinë e të Adhuruarit të tij. Zemra e tij do të jetë gjithnjë duke medituar mbi Librin e Allahut të Lartësuar ose për Traditën e Profetit (a.s). Ajo do të jetë gjithnjë e angazhuar që të përfitojë çdo lloj dijeje të dobishme. Atë do ta shohësh gjithmonë duke përsiatur mbi krijesat e mrekullueshme të të Madhërishmit dhe mbi mirësitë e pafundme që Ai u dhuron krijesave të Tij. Atë do ta gjesh, gjithashtu, duke këshilluar njerëzit për të kryer vepra të mira e për t’u larguar nga të këqijat. Duke përmendur cilësitë madhështore të Allahut në aspektin e dijes dhe pushtetit të Tij absolut, ky ajet na kujton se ne do të japim llogari dhe do të shpërblehemi për veprat që kryejmë, të mira apo të këqija qofshin ato. Kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit, Ditën e Llogarisë, kur çdokush do të shpërblehet për veprat që ka bërë. Prandaj thotë i Lartësuari më tej: