Skip to content
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sūrah 3

Aal-i-Imraan

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 23

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ نَصِيبًا مِّنَ ٱلْكِتَـٰبِ يُدْعَوْنَ إِلَىٰ كِتَـٰبِ ٱللَّهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٌ مِّنْهُمْ وَهُم مُّعْرِضُونَ 23

A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë një pjesë nga Libri e kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Libri i Allahut, një grup prej tyre kthejnë shpinën duke rrefuzuar? -Në këto ajete Allahu i Lartësuar përshkruan disa cilësi të atyre që i begatoi fillimisht, duke u dhuruar libër hyjnor. Për këtë mirësi të mrekullueshme ndaj tyre, ata duhej të tregoheshin mirënjohës, duke qenë të parët që do t’i besonin dhe që do të punonin me të. Ata duhej të ishin të parët që duhej të nxitonin t’i nënshtroheshin dhe t’i përkushtoheshin zbatimit të ligjeve dhe dispozitave të shpallura prej Zotit. Allahu i Lartësuar na tregon se, kur ata ftohen që të gjykojnë dhe të zbatojnë gjykimin e Zotit, të sjellë në Librin e Tij, një grup prej tyre kthen shpinën dhe refuzojnë t’i nënshtrohen zbatimit të tij. Me trup, ata kthyen shpinën, ndërsa zemrat e tyre kundërshtuan urdhrin. Ky përshkrim është shumë i rëndë për ta. Ai është edhe një vërejtje për ne, që kurrë të mos veprojmë sikurse ata të mjerë, në mënyrë që të mos na godasë ndëshkimi që goditi edhe ata. Përkundrazi, është e detyrueshme për këdo që ftohet të gjykojë me Librin e Allahut, që të dëgjojë me kujdes, të bindet dhe të nënshtrohet. Thotë Allahu i Lartësuar: “Kur besimtarët ftohen, që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” Ata janë të shpëtuarit. Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe kush ka frikë Allahun dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, - ata do të jenë fitimtarët (që do të arrijnë çdo të mirë).” [Nur 51-52]. Është një shkak i caktuar që i bëri ithtarët e Librit që të shpërfillnin ligjin e Zotit dhe të zhyteshin në krime e mosbindje. Ky ishte një mendim i gabuar dhe i pabazë nga ana e tyre, që Allahu i Lartësuar e shpjegon: