Skip to content
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sūrah 3

Aal-i-Imraan

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 191

ٱلَّذِينَ يَذْكُرُونَ ٱللَّهَ قِيَـٰمًا وَقُعُودًا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِى خَلْقِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَـٰذَا بَـٰطِلًا سُبْحَـٰنَكَ فَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ 191

Janë ata që e përmendin Allahun, kur janë në këmbë, kur janë ulur dhe kur janë shtrirë. –Ata e kujtojnë Allahun në çdo gjendje: kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë shtrirë apo të mbështetur. Këtu bëhet fjalë edhe për namazin, pra, ata e falin namazin në këmbë, e nëse nuk munden, e falin ulur, e nëse nuk munden as ulur, e falin shtrirë.Ata thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të Tokës... –Ata meditojnë rreth qëllimit të krijimit të tyre dhe i shohin si argumente të qarta. Kjo tregon se meditimi për nxjerrjen e urtësive apo dobive të krijimit konsiderohet si adhurim, madje si një nga cilësitë më të spikatura të të dashurve të Allahut. Kur meditojnë rreth këtyre shenjave, ata dalin në përfundimin se çdo gjë nuk është krijuar kot e pa qëllim, prandaj thonë:“Zoti ynë! Këtë nuk e ke krijuar kot. Ti je i pastër nga çdo e mete. –Kuptimi: Mangësia në emrat, cilësitë dhe veprat e Allahut është e pamundur.Na ruaj prej dënimit të Zjarrit!" -Kuptimi: Na ruaj nga dënimi i Zjarrit, duke na ruajtur në këtë jetë nga mendimet, fjalët dhe veprat e këqija, si dhe duke na dhënë sukses për vepra të mira. Vetëm me suksesin dhe mëshirën e dhuruar prej Teje mund të shpëtojmë nga Zjarri. Kërkesa për të shpëtuar nga Zjarri është në vetvete edhe lutje për t'u futur në Xhenet. Kështu, frikërespekti në zemrat e medituesve i shtyn ata që të luten për gjërat më të rëndësishme.