Aal-i-Imraan
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَلَّوْا۟ مِنكُمْ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ إِنَّمَا ٱسْتَزَلَّهُمُ ٱلشَّيْطَـٰنُ بِبَعْضِ مَا كَسَبُوا۟ ۖ وَلَقَدْ عَفَا ٱللَّهُ عَنْهُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌ 155
Për sa u përket atyre që u zmbrapsën ditën e përballjes së dy ushtrive, vërtet ishte Shejtani ai që i shtyu të zmbrapseshin, për shkak të disa veprave (gjynaheve)që kishin bërë. -Allahu i Lartësuar na përshkruan gjendjen e atyre që u mundën në betejën e Uhudit, duke na treguar shkaqet që sollën atë humbje dhe shkaqet që ata u larguan nga fushëbeteja. Kështu, shkaku i parë për atë humbje ishte Shejtani i mallkuar, i cili arriti të ndikonte mbi ta me mashtrimet e tij. Megjithatë, kjo ndodhi përsëri për shkak të disa gjynaheve të tyre. Pra, ishin vetë ata që, me gjynahet dhe lëshimet e tyre, i krijuan mundësinë të Mallkuarit të ndikonte dhe t’i dëmtonte ata. Duke cenuar takua-n, ata i hapën rrugë Shejtanit që të vepronte kundër tyre. Pa dyshim, gjynahet dhe thyerja e urdhrave që bëjnë ndonjëherë besimtarët janë arma kryesore që Shejtani shfrytëzon kundër tyre. Në të kundërt, nëse adhuruesit do të armatoseshin me bindje të plotë ndaj Allahut, Zotit të gjithësisë, atëherë ai do të ishte i pafuqishëm mbi ta, siç thotë i Lartësuari: “...se ti ndaj robërve të Mi të sinqertë nuk ke kurrfarë fuqie, përveç atyre të humburve që vijnë pas teje. E s’ka dyshim që Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.” [Hixhr 42, 43]. Pastaj i Lartësuari na tregon se Ai i fali besimtarët e sinqertë, pas atij veprimi që meritonte ndëshkim. Nëse do t’i ndëshkonte për atë gjynah, Ai do t'i shfaroste rrënjësisht.Por, Allahu ua fali atyre(gabimin)sepse Allahu është Falës i Madh dhe i Butë. -Ai është Falës dhe Mbulues i gjynaheve të robërve të Tij. Prej faljes së Tij, atyre u jepet mundësia të pendohen sinqerisht dhe të kërkojnë falje. Prej kësaj cilësie të Allahut ndodhin edhe fatkeqësitë, që për besimtarin janë falje gjynahesh dhe përmirësim i gjendjes së tij. Allahu është gjithashtu i Butë. Ai nuk nxitohet të ndëshkojë atë që nuk i bindet, por e afatizon butësisht dhe me mëshirë, duke e nxitur vazhdimisht të pendohet dhe t’i kthehet devotshmërisë. Më pas, nëse robi pendohet dhe ndërron rrugë, Allahu ia pranon pendimin e tij, madje e konsinderon atë sikur të mos kishte gabuar kurrë. I lavdëruar qoftë i Mëshirshmi, për bujarinë dhe bamirësinë e Tij të pafundme!