Aal-i-Imraan
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَن تُغْنِىَ عَنْهُمْ أَمْوَٰلُهُمْ وَلَآ أَوْلَـٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا ۖ وَأُو۟لَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ۚ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ 116
S’ka dyshim se atyre që nuk besojnë nuk do t’u bëjnë dobi tek Allahu as pasuria e as fëmijët e tyre. -Allahu i Lartësuar na tregon se qafirëve nuk do t’u vlejnë aspak as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Fëmijët dhe pasuria nuk mund ta largojnë ndëshkimin e Allahut dhe as afrojnë shpërblimin e Tij, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “As pasuria dhe as fëmijët tuaj nuk janë ata që ju afrojnë tek Ne. I afruar është vetëm ai që beson dhe bën vepra të mira. Të tillët do të shpërblehen shumëfish për veprat që kanë bërë dhe do të jenë të sigurt në dhoma të larta.” [Sebe, 37]. Madje, pasuritë dhe fëmijët e qafirëve do të jenë shkak që ata të hyjnë në Zjarr, do të jenë argument kundër tyre dhe për to do të merren në përgjegjësi. Ato janë mirësi të mëdha, me të cilat njeriu testohet: a do të jetë mirënjohës apo jo. Nëse nuk tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të tyre, ai do të mbajë përgjegjësi Ditën e Gjykimit, siç thotë i Lartësuari: “Pastaj, atë ditë do të pyeteni për të mirat...”. [Tekathur 5] Më tej, i Lartësuari thotë:Ata do të jenë banorë të Zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë. –Kjo do të ndodhë për shkak të mohimit të Zotit dhe mosmirënjohjes ndaj Tij.