Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Ankaboot
Sūrah 29

Al-Ankaboot

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 5

مَن كَانَ يَرْجُوا۟ لِقَآءَ ٱللَّهِ فَإِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ لَـَٔاتٍ ۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ 5

Kush shpreson takimin me Allahun (në botën tjetër), ta dijë se dita e caktuar nga Ai do të vijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka. -Ky ajet u drejtohet atyre që e duan fort Zotin e tyre, që janë të përmalluar për afrimin dhe për takimin me Të dhe që nxitojnë e garojnë për të bërë vepra që kënaqin Zotin. O ju fatbardhë, që i keni këto cilësi! Gëzohuni, se takimi me të Dashurin është shumë afër! Ai do të vijë dhe çdo gjë që pritet të vijë është afër! Prandaj, përgatituni dhe merrni furnizim për takimin me Të! Ecni me vullnet dhe gjallëri drejt Tij dhe në rrugën e Tij! Le t’ju shoqërojë në këtë udhëtim shpresa për Allahun dhe besimi i palëkundur se do ta takoni Atë! Por dije, gjithashtu, se jo çdokush që pretendon diçka ka për t'iu dhënë ajo që pretendon me fjalët e tij dhe jo çdokush që ëndërron diçka kanë për t'iu përmbushur ëndrrat. Dije se Allahu i dëgjon mirë të githa zërat dhe i di mirë të gjitha qëllimet e njerëzve. Ai që është i sinqertë në atë që kërkon ka për ta arritur atë. Por ai që është mashtrues e jo i sinqertë, atij nuk kanë për t'i sjellë asnjë dobi pretendimet e tij. Allahu është i gjithëditur për të gjithë ata që vlejnë për ta merituar dashurinë e Tij dhe ata që nuk e meritojnë këtë gradë.