Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Qasas
Sūrah 28

Al-Qasas

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 76

إِنَّ قَـٰرُونَ كَانَ مِن قَوْمِ مُوسَىٰ فَبَغَىٰ عَلَيْهِمْ ۖ وَءَاتَيْنَـٰهُ مِنَ ٱلْكُنُوزِ مَآ إِنَّ مَفَاتِحَهُۥ لَتَنُوٓأُ بِٱلْعُصْبَةِ أُو۟لِى ٱلْقُوَّةِ إِذْ قَالَ لَهُۥ قَوْمُهُۥ لَا تَفْرَحْ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْفَرِحِينَ 76

Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së Karunit për atë që ai bëri dhe për paralajmërimet dhe këshillat e shumta që iu dhanë atij. Ai thotë:Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë(në padrejtësi)me ta. -Ai ishte nga bijtë e Izraelit, nga ata që Zoti i dalloi mbi njerëzit e asaj kohe dhe u bëri mirësi të shumta. Këto mirësi dhe veçori me të cilat Zoti i dalloi duhet të ishin shkak e nxitje që të ishin të udhëzuar dhe punëmirë. Por nuk ndodhi kështu me Karunin. Ai, përkundrazi, bëri padrejësi dhe e teproi kundër popullit të tij. Ai i kaloi kufijtë me pasurinë e madhe që i dha Zoti. Ajo pasuri u bë shkak për shfrenimin dhe padrejtësitë e tij. Zoti thotë:Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. - Allahu i dha pasuri aq të madhe saqë: "...çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm." Edhe 9 burra mezi i mbanin çelësat e depove të tij. Përfytyro tani pasuritë brenda atyre depove!Populli i vet i tha atij: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë në gëzim! - Duke e këshilluar që të hiqte dorë nga padrejtësitë e kalimi i kufijve, populli i tha: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i ata që e teprojnë!" Pra, mos u gëzo me këtë pasuri të madhe të kësaj dynjaje dhe të lëvdohesh me të, duke harruar ahiretin. Allahu i Lartësuar nuk i do atë që gëzohen dhe lëvdohen me pasuri, duke u dhënë tërësisht asaj dhe duke harruar ahiretin.