Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Qasas
Sūrah 28

Al-Qasas

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 4

إِنَّ فِرْعَوْنَ عَلَا فِى ٱلْأَرْضِ وَجَعَلَ أَهْلَهَا شِيَعًا يَسْتَضْعِفُ طَآئِفَةً مِّنْهُمْ يُذَبِّحُ أَبْنَآءَهُمْ وَيَسْتَحْىِۦ نِسَآءَهُمْ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلْمُفْسِدِينَ 4

Faraoni mbahej me të madh në tokë. Ai e ndau popullin në grupe. Njërin grup e shtypte: djemtë ua vriste, kurse vajzat ua linte gjallë. Ai qe shkatërrues i madh -I tillë ishte ky tiran në mbretërimin e tij. Ai ndihej i pamposhtur mes ushtrisë dhe në pushtetin e tij, prandaj u bë arrogant, e jo i nderuar.Ai e ndau popullin në grupe. - Ai e ndau në grupe dhe me secilin vepronte siç i donte qejfi. Ai ushtronte pushtetin mbi ta autoritetin dhe tiraninë e tij. Kështu:Njërin grup e shtypte... -Kjo pjesë ishin bijtë e Izraelit, që Allahu i kishte dalluar mbi të gjithë, e të cilët ai duhet t’i nderonte e respektonte. Përkundrazi, ai i dobësoi si popull dhe e uli shumë pozitën e tyre në shoqëri. Ai u tregoi se nuk kishte asnjë vlerësim për shërbimin dhe pozitën e tyre, prandaj asgjë nuk e ndalonte të bënte çfarë të donte me ta (ndryshe nga koha kur Jusufi shërbente në shtëpinë e Faraonit në Egjipt). Kështu, ai as nuk interesohej për gjendjen e tyre dhe as nuk pyeste për të drejtën e tyre, madje duke parë rrezikshmërinë e tyre, ai bëri një vepër të tmerrshme kundër kësaj popullsie....djemtë ua vriste, kurse vajzat ua linte gjallë. -Këtë e bëri nga frika se ata do të shumoheshin e do të fuqizoheshin. Ai kishte frikë se mos ata i merrnin pushtetin.Ai qe shkatërrues i madh. - Ai nuk kishte asnjë synim përmirësimi e rregullimi, as për çështjet e besimit e fesë dhe as për çështjet e dynjasë. Ky ishte shkatërrimi i tij.