Al-Anbiyaa
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
فَٱسْتَجَبْنَا لَهُۥ فَكَشَفْنَا مَا بِهِۦ مِن ضُرٍّ ۖ وَءَاتَيْنَـٰهُ أَهْلَهُۥ وَمِثْلَهُم مَّعَهُمْ رَحْمَةً مِّنْ عِندِنَا وَذِكْرَىٰ لِلْعَـٰبِدِينَ 84
Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam ato vuajtje dhe ia bëmë familjen e tij dyfish nga Mëshira Jonë. -Ejubi goditi tokën me këmbë dhe menjëherë prej saj buroi ujë i ftohtë, nga i cili ai u la dhe piu. Kështu Allahu i Madhëruar ia largoi të keqen, që e kishte zënë dhe munduar për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, Allahu thotë: “ia dyfishuam familjen, nga mëshira Jonë.” Zoti i dhuroi familje e pasuri edhe më të madhe nga ajo që e kishte humbur. Ai i dhuroi më shumë pasardhës nga ata që iu larguan nga kjo botë. E gjitha kjo ishte, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “...nga mëshira Jonë.” Kështu e mëshiroi Zoti, sepse Ejubi bëri durim dhe u kënaq me caktimin e Tij. Zoti i dha një shpërblim të shpejtë që në këtë jetë, para shpërblimit të ahiretit, që sigurisht do të jetë shumë herë më i madh.Ne e bëmë atë si kujtim për të gjithë adhuruesit (e devotshëm). -Ky është shembulli që duhet të shohin adhuruesit e Allahut. Janë pikërisht adhuruesit, që mund të përfitojnë nga mësimet e Allahut. Kur ata shohin se si Allahu e sprovoi Ejubin (a.s.), dhe pastaj ia largoi të keqen dhe e shpërbleu me bujari, kuptojnë se shkak për këtë fund ishte durimi, ky virtyt kaq i lartë dhe i rëndësishëm për të qenë adhurues e rob i Rrahmanit. Allahu e lëvdon Ejubin pikërisht për këtë veti: “Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob i mirë ishte ai! Ai ishte i kthyer te Zoti.” [Sad 44]. Të gjithë adhuruesit e sinqertë e kanë Ejubin si shembull për durimin dhe nënshtrimin e tij plot përvuajtje e përulësi para Allahut, sa herë që sprovohen me halle e vuajtje.