Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
Sūrah 21

Al-Anbiyaa

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 45

قُلْ إِنَّمَآ أُنذِرُكُم بِٱلْوَحْىِ ۚ وَلَا يَسْمَعُ ٱلصُّمُّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا مَا يُنذَرُونَ 45

Thuaj, o Muhamed, të gjithë njerëzve:Thuaj: “Unë veçse po ju paralajmëroj me anën e kësaj shpalljeje." -Unë jam thjesht një Profet dhe nuk them asgjë nga vetja ime. Unë nuk zotëroj depot e mirësive të Allahut dhe as pretendoj se di të fshehtën. Nuk po ju them as se jam melek. Unë paralajmëroj veçse me atë që më shpallet nga Allahu. Nëse i përgjigjeni kësaj ftese, i jeni përgjigjur Allahut, i Cili do t’ju shpërblejë për këtë. Por nëse i ktheni shpinën e refuzoni, atëherë unë nuk kam në dorë asgjë. Gjithçka është në dorë të Zotit dhe çdo përcaktim është në dorë të Tij.Por, i shurdhëti nuk do ta dëgjojë thirrjen, edhe kur paralajmërohet. – i shurdhëti nuk dëgjon asnjë zë, sepse dëgjimi i tij është shkatërruar. Edhe pse zëri ekziston, ai mund të dëgjohet veçse nëse ke aftësinë për të dëgjuar. Po kështu, Shpallja ngjall shpirtin dhe zemrën dhe bën të mundur që njeriu të kuptojë mesazhin e Zotit dhe çfarë Ai dëshiron. Megjithatë, nëse zemra nuk është në gjendje dhe nuk e ka aftësinë që të dëgjojë udhëzimin, atëherë ajo është njëlloj si i shurdhëti, prandaj nuk ka për të përfituar aspak nga udhëzimi dhe feja. Idhujtarët janë të shurdhër ndaj udhëzimit, prandaj mos u çudit që ata nuk e ndjekin dhe nuk i kushtojnë vëmendje atij, sidomos kur janë të zhytur në dëfrime dhe as që e shohin apo ta ndiejnë dënimin.