Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sūrah 2

Al-Baqara

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 76

وَإِذَا لَقُوا۟ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَا بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ قَالُوٓا۟ أَتُحَدِّثُونَهُم بِمَا فَتَحَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمْ لِيُحَآجُّوكُم بِهِۦ عِندَ رَبِّكُمْ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ 76

Kur ata takohen me besimtarët, thonë: “Ne besojmë”. -Pra, ju deklaronin besimtarëve se edhe ata besonin, por kjo ndodhte vetëm me gjuhë, sepse ata thonin diçka që, në fakt, nuk e kishin në zemër.Por kur veçohen me njëri-tjetrin, thonë: “A po u tregoni atyre (muslimanëve)për atë që Allahu ju ka shpallur juve, që ata të kenë argumente para Zotit tuaj, kundër jush?!” -Domethënë, ata qortonin njëri-tjetrin, duke thënë: A po u deklaroni atyre se edhe ju besoni në vërtetësinë e fesë së tyre? A e dini që kjo mund të shfrytëzohet prej tyre si argument kundër jush?! A e dini që ata do të thonë për ne: “Ata e pranuan se rruga jonë dhe besimi ynë është i vërtetë dhe i saktë, ndërsa rruga dhe feja e tyre është e kotë”. Dhe, sigurisht, këtë do ta përdorin si argument kundër jush para Allahut, Zotit tuaj.A nuk e kuptoni?! -Kuptimi: “A nuk po mendoheni pak dhe të hiqni dorë prej atij veprimi, të cilin ata do ta përdorin si argument kundër jush?” Këto janë fjalë që ata ua thonin njëri-tjetrit me qortim.