Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تَذْبَحُوا۟ بَقَرَةً ۖ قَالُوٓا۟ أَتَتَّخِذُنَا هُزُوًا ۖ قَالَ أَعُوذُ بِٱللَّهِ أَنْ أَكُونَ مِنَ ٱلْجَـٰهِلِينَ 67
Dhe kujtoni kur pasi vratë një njeri e u grindët në lidhje me krimin, Allahu e zbuloi atë që e mbanit të fshehtë!. -Kuptimi: Kujtoni atë që ndodhi mes jush dhe Musait (a.s.), gjatë kohës kur ju vratë dikë dhe filluat të grindeshit rreth çështjes së vrasësit të tij. Madje, gjendja u acarua aq shumë, saqë po të mos vinte zgjidhja e saj prej Allahut, juve do t’ju ndodhte një fatkeqësi e madhe. Kështu, për të zbuluar vrasësin, Musai (a.s.) u tha që, fillimisht, të thernin një lopë.Musai i tha popullit të vet: “Allahu ju urdhëron që të therni një lopë!” -Pas këtij urdhëri, për ta ishte e detyrueshme që, menjëherë dhe pa humbur kohë, ta zbatonin atë, pa as më të voglin kundërshtim. Por ata nuk dinin të bënin gjë tjetër, veç refuzimit dhe kundërshtimit të urdhrave:Ata thanë: “A po tallesh me ne?!”-Atëherë, Profeti i Allahut tha:Ai tha: “Allahut i kërkoj të më ruajë, që të mos bëhem injorant!”-Arsyeja: Sepse vetëm injorantët e të ulëtit flasin fjalë të padobishme. Janë pikërisht ata që tallen me njerëzit. Ndërsa të urtët e të mençurit e konsiderojnë talljen me të tjerët, që janë njëlloj si ata, si një nga mangësitë më të mëdha, që dëmtojnë dhe cenojnë fenë dhe mendjen e njeriut. Edhe nëse dikush mund të jetë i dalluar në shumë aspekte, kjo jo vetëm që nuk e shtyn të mençurin të tallet me të tjerët, por, përkundrazi, e nxit atë që të jetë më tepër mirënjohës ndaj Zotit dhe më tepër i mëshirshëm ndaj krijesave të Zotit. Kur Musai (a.s.) u tha atyre këto fjalë, ata e kuptuan tashmë që çështja ishte serioze, prandaj thanë: