Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sūrah 2

Al-Baqara

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 59

فَبَدَّلَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ قَوْلًا غَيْرَ ٱلَّذِى قِيلَ لَهُمْ فَأَنزَلْنَا عَلَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ رِجْزًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ بِمَا كَانُوا۟ يَفْسُقُونَ 59

Por ata që ishin të padrejtë, e ndryshuan atë(fjalë)që u kërkohej me një tjetër fjalë. –Ata, në vend të shprehjes së urdhëruar: “Kërkojmë falje (Hiŧŧatun)!”, përdorën: “Hinŧatu”, që do të thotë: “Kokër gruri”. Me këtë veprim, ata treguan shpërfillje dhe tallje ndaj ofertës për t’u pastruar nga gjynahet. Kur shpërfillja e tyre ishte kaq e madhe për një fjalë, që mund të thuhej lehtësisht, po për veprimin e sexhdes, që ishte edhe më i vështirë, si do të ishte përgjigjja e tyre?! Kështu ata, në vend që të binin në sexhde, hynë në atë vendbanim duke futur së pari të ndenjurat e tyre, të cilat i tërhiqnin zvarrë. Ndërsa të padrejtët nga mesi i tyre e zëvendësuan shprehjen që iu kërkua të thonin me një tjetër shprehje. Për shkak të kësaj padrejtësie dhe paturpësie të madhe, Allahu i Lartësuar zbriti për këta kriminelë një ndëshkim nga qielli.Mbi ata që bënë padrejtësi, Ne lëshuam ndëshkim nga qielli, për shkak të shkeljes së kufijve të Allahut. –Pra, Allahu i Lartësuar u zbriti ndëshkimin, për shkak të kalimit të kufijve në poshtërsi nga ana e tyre. Më pas, i Lavdëruari thotë: