Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
يَمْحَقُ ٱللَّهُ ٱلرِّبَوٰا۟ وَيُرْبِى ٱلصَّدَقَـٰتِ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ كَفَّارٍ أَثِيمٍ 276
Allahu e zhduk kamatën dhe e shton sadakanë. -Kuptimi: Allahu e zhduk, e largon begatinë e kamatës. Ajo është shkak për largimin e begatisë dhe për shkaktimin e problemeve në pasuri. Edhe sikur ta shpenzosh në bamirësi këtë lloj pasurie, nuk merr kurrë shpërblim prej saj. Përkundrazi, ajo do të jetë rruga për t’u futur në Zjarr. Ndërsa nga ana tjetër, Allahu thotë që Ai “e shton sadakanë”, domethënë fal begati të madhe në atë pasuri prej së cilës shpenzohet për hir të Tij dhe e shpërblen shumëfish shpenzuesin. Ky gjykim është i drejtë, sepse është sipas punës së bërë. Fajdexhiu u bën padrejtësi njerëzve duke u marrë pasurinë me një mënyrë jo të ligjshme, jo të lejueshme nga Allahu i Lartësuar. Për këtë shkak, ai meriton që pasuria e tij të shkojë kot, të jetë e pabegatshme. Ndërsa ai që bën bamirësi ndaj njerëzve, duke shpenzuar me të gjitha mënyrat, meriton bujarinë e Zotit të tij, dhe dihet shumë mirë se Allahu i Lartësuar është më bujar se robi i Tij. Ai e nderon dhe e kënaq atë me mirësi më të shumta e më të mëdha sesa ato që robi i jep për të kënaqur krijesat e Tij.Allahu nuk e do asnjë mohues dhe gjynahqar. -Allahu i Lartësuar nuk e do atë që është mohues i madh e i vazhueshëm, pra, këmbëngulës në mohimin dhe mosmirënjohjen e tij ndaj Zotit. Këtë mosmirënjohje ai e shpreh duke mos shpenzuar në ato drejtime për të cilat Zoti i tij e ka urdhëruar. Ai e shpreh mosmirënjohjen e tij duke dhunuar të tjerët, të cilët gjithmonë heqin keq prej sherrit të tij. Allahu nuk e do as atë që është gjynahqar i madh, atë që bën vepra të cilat meritojnë ndëshkimin e Tij. Allahu i Lartësuar përmendi në fillim ata që hanë kamatën, duke thënë që nëse ata do të ishin besimtarë, nuk do të vazhdonin në kryerjen e një vepre të tillë të shëmtuar. Më pas, Ai flet për besimtarët dhe i urdhëron ata që të qëndrojnë larg kamatës.