Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُم بِٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ سِرًّا وَعَلَانِيَةً فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ 274
Ata që e shpërndajnë pasurinë e vet natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi... -Domethënë, ata që e shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Zotit, pra, për hir të Tij e jo për të përmbushur dëshirat e ndaluara apo të papëlqyeshme; ata që shpenzojnë natën dhe ditën, fshehtas apo haptas....e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka as frikë, as dëshpërim. -Njerëz të tillë do të kenë një shpërblim shumë të madh nga Zoti i tyre Bujar. Kur ata që kanë kryer vepra të këqija do të jenë të mbushur me ankth e frikë për veprat e tyre, këta fatlumë do të jenë të çliruar nga çdo lloj frike. Atë ditë, ata që e kanë tepruar dhe i kanë shkelur kufijtë e Zotit duke neglizhuar dispozitat e Tij, do të dëshpërohen dhe do të trishtohen, ndërsa këta fatbardhë do të lumturohen, duke arritur çdo gjë që dëshirojnë. Këta do të gëzohen, sepse do të shpëtojnë nga çdo e keqe që i druheshin më parë. Kjo është gjendja e bamirësve, të cilët kujdesen për robërit nevojtarë të Zotit. Ata kujdesen për të plotësuar detyrimet e veta ndaj Zotit dhe detyrimet ndaj krijesave të Tij. Ndërsa më poshtë, Allahu i Lartësuar na jep një pasqyrim të palës tjetër, që janë të kundërtit e bamirësve. Ata janë të padrejtët vepërkëqij, të cilët jo vetëm që nuk përmbushin detyrimet e tyre ndaj Krijuesit, por shkelin plotësisht edhe të drejtat e krijesave të Zotit.