Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sūrah 2

Al-Baqara

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 244

وَقَـٰتِلُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ 244

Atëherë, luftoni për hir të Allahut dhe ta dini se Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -Pra, rregullojeni qëllimin e luftës suaj, duke synuar me të veçse kënaqësinë e Allahut. Mësojeni se lënia e xhihadit nuk sjell asnjë lloj dobie e mirësie. Nëse mendoni se, duke lënë xhihadin, do të ruani jetën dhe sigurinë tuaj, jeni të gabuar. Për këtë arsye përmend Allahu i Lartësuar historinë e popullit që u shpërngulën masivisht nga vendi i tyre për t'i shpëtuar vdekjes, por që nuk patën shpëtim, sepse përsëri vdiqën. Edhe pse u munduan t’i ruheshin vdekjes duke ikur, ata nuk shpëtuan dot prej saj. Atyre u erdhi vdekja andej nga nuk e kishin menduar. Pra, sikurse atyre nuk u bëri dobi asnjë masë që morën kundër vdekjes, dijeni se edhe ju nuk mund t'i shpëtoni asaj duke braktisur detyrën për të bërë xhihad. Luftoni pra, se xhihadi është mirësia që kërkoni. Duke qenë se xhihadi ka nevojë për pasuri që të zhvillohet, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të shpenzojmë për këtë qëllim, duke thënë: