Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَإِذَا تَوَلَّىٰ سَعَىٰ فِى ٱلْأَرْضِ لِيُفْسِدَ فِيهَا وَيُهْلِكَ ٱلْحَرْثَ وَٱلنَّسْلَ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلْفَسَادَ 205
Ky, me të kthyer shpinën, nxiton nëpër tokë që të përhapë të këqijat dhe të shkatërrojë të mbjellat dhe kafshët. -Njerëz të tillë, që flasin fjalë mahnitëse dhe betohen për sinqeritet, sapo largohen prej teje, rendin gjithandej nëpër tokë, duke kryer të liga, të cilat janë dhe shkaku kryesor i shkatërrimit të saj: i të mbjellave, bagëtive, i gjallesave në përgjithësi etj. Ato sjellin, gjithashtu, pakësimin e bereqetit në tokë.Por Allahu nuk e do shkatërrimin. -Pra, nëse Allahu nuk e do shkatërrimin, atëherë Ai i urren personat të cilët e shkaktojnë atë, edhe sikur ata të thonë fjalë të bukura e tërheqëse. Nga ky ajet kuptojmë se fjalët që thonë njerëzit nuk janë tregues të sinqeritetit apo të mashtrimit të tyre. Ato nuk mund ta vërtetojnë tërësisht se dikush është i mirë apo i keq, pasi ky gjykim mund të jepet veçse duke krahasuar fjalët me veprat e tyre. Madje, për të gjykuar drejt veprat e një personi, duhet t’ia shohësh ato në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, pasi për këtë nuk mjafton vetëm një rast. Pra, në përfundim, nuk mjafton thjesht deklarata e tij për vetveten dhe as një gjykim i bazuar mbi një vëzhgim të përciptë të veprave të tij. Pastaj i Lartësuari tregon një cilësi tjetër të këtij soji njerëzish, që përhapin shkatërrimin në tokë: