Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّبِعُوا۟ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُوا۟ بَلْ نَتَّبِعُ مَآ أَلْفَيْنَا عَلَيْهِ ءَابَآءَنَآ ۗ أَوَلَوْ كَانَ ءَابَآؤُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ شَيْـًٔا وَلَا يَهْتَدُونَ 170
Kur atyre (idhujtarëve) u thuhet “Pasoni atë që shpalli Allahu!”, ata thonë: “Jo. Ne ndjekim atë rrugë që kishin të parët tanë.” -Pra, ata mjaftohen me pasimin e verbër të paraardhësve të tyre, duke qëndruar mospërfillës ndaj udhëzimit të sjellë nga profetët e Zotit. Ata nuk i shqetëson fakti që të parët e tyre, rrugën e të cilëve e pasojnë verbërisht, kanë qenë injorantë, të humbur dhe të larguar nga rruga e drejtë e Zotit. Justifikimi i tyre për refuzimin e të vërtetës është shumë i dobët dhe i pavend. Madje, ai vërteton se refuzimi i tyre bëhet me vetëdije, dhe kështu ata nuk tregohen të drejtë në vlerësimin e së vërtetës. Nëse do të synonin dhe do të përpiqeshin sinqerisht që të gjenin udhëzimin e vërtetë, pa dyshim që do ta mësonin dhe pranonin atë. Çdokush që synon të vërtetën dhe bën një krahasim mes saj dhe të kotës, e kupton lehtësisht se cila është e vërteta dhe, nëse do të jetë njeri i drejtë, do ta pasojë pa u lëkundur atë. Pastaj i Madhëruari thotë:Po sikur të parët e tyre të mos kishin kuptuar asgjë dhe të mos ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë? -Kjo tregon se ata janë njerëz që nuk e pranojnë apo nuk janë të aftë që ta pranojnë të vërtetën. Ata nuk e mposhtin dot kryeneçësinë e tyre. Për këta lloj njerëzish, Allahu i Lartësuar sjell një shembull, i cili përshkruan gjendjen e tyre kur ftohen të ndjekin fenë e drejtë të Allahut.