Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُوا۟ وَأَصْلَحُوا۟ وَبَيَّنُوا۟ فَأُو۟لَـٰٓئِكَ أَتُوبُ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنَا ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ 160
Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe e deklarojnë hapur të vërtetën…. -Nga ky paralajmërim shpëtojnë vetëm ata që plotësojnë disa kushte, si më poshtë:1. Pendohen, domethënë që kthejnë rrugë dhe heqin dorë nga gjynahu, duke qenë të trishtuar për çfarë ka ndodhur dhe duke qenë të vendosur për të mos iu kthyer atij gjynahu kurrë.2. Përmirësohen, duke rregulluar veprat e tyre. Nuk mjafton vetëm që ta lësh të keqen, por duhet patjetër të kryhesh të mira dhe të rregullosh atë që ke prishur.3. Tregojnë të vërtetën. Pra, për ata që e kanë fshehur deri dje të vërtetën, nuk mjafton vetëm të heqin dorë nga kjo vepër, derisa të rregullojnë atë që kanë prishur dhe t’u tregojnë njerëzve se çfarë kanë mbajtur të fshehur.Njerëzve që plotësojnë këto tri kushte, Allahu i Lartësuar ua pranon pendimin, sepse porta e pendimit qëndron gjithmonë e hapur për këdo që plotëson kriteret e marrjes së faljes nga Zoti i tij. Allahu i Lartësuar është Pranues i pendimeve, siç thotë Ai:Atyre Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti. -El Teuuâb (Pendim-pranuesi) është Ai, i Cili, nëse robërit i kthehen të penduar nga gjynahet, Ai u përgjigjet plot mëshirë dhe falje. Nëse ata kthehen tek Ai, edhe Ai kthehet tek ata plot dhurata dhe mirësi, të cilat ua ka penguar fillimisht për shkak të padrejtësive të tyre. Allahu është edhe Er-raĥîm (Mëshirëploti), që ka një mëshirë të madhe dhe gjithëpërfshirëse. Pranimi i pendimit dhe kthimi në rrugën e drejtë është fryt i mëshirës së Allahut, sepse është Rraĥîm-i Ai që u jep sukses të pendohen dhe të kthehen tek Ai. Është po Mëshirëploti, që pasi u jep sukses të kthehen tek Ai të penduar, ua pranon pendimin dhe përgatit shpërblim të madh për ta, si butësi dhe nder prej bujarisë së Tij. Ky është gjykimi për të penduarit dhe të kthyerit sinqerisht tek Zoti i tyre. Ndërsa ata që mohojnë dhe vazhdojnë në rrugën e humbjes derisa t’u vijë vdekja, ata që kurrë nuk kthehen tek Allahu, derisa të dorëzojnë shpirtin e tyre, ata kanë tjetër gjykim.