Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَقَالُوا۟ كُونُوا۟ هُودًا أَوْ نَصَـٰرَىٰ تَهْتَدُوا۟ ۗ قُلْ بَلْ مِلَّةَ إِبْرَٰهِـۧمَ حَنِيفًا ۖ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ 135
Ata thonë: “Bëhuni çifutë ose të krishterë, që të gjeni rrugën e drejtë!” -Secili prej dy grupeve, çifutët dhe krishterët, duke pretenduar se janë në rrugë të drejtë, i ftojnë muslimanët për të ndjekur udhëzimin dhe rrugën e tyre. Ata pretendojnë se vetëm ata janë të udhëzuar, ndërsa çdo rrugë tjetër është e gabuar. Atëherë, Allahu i Lartësuar urdhëron që kësaj ftese ne t’i përgjigjemi kështu:Thuaj: “Jo. Në asnjë mënyrë! Ne jemi të fesë së drejtë të Ibrahimit, që ishte besimtar monoteist dhe nuk ka bërë kurrë idhujtari”. -Pra, jemi ne që ndjekim fenë e Ibrahimit (a.s.), i cili, sikurse u përmend, ishte i përkushtuar dhe i nënshtruar vetëm ndaj Allahut. Ai ishte adhurues vetëm i Allahut, duke i kthyer shpinën çdo gjëje tjetër. Ai ishte praktikues i monoteizmit dhe larg idhujtarisë. Për këtë arsye, udhëzimi dhe lumturia gjenden në pasimin e rrugës së Ibrahimit, ndërsa humbja dhe dëshpërimi gjenden në çdo rrugë tjetër veç kësaj.