Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
أَمْ كُنتُمْ شُهَدَآءَ إِذْ حَضَرَ يَعْقُوبَ ٱلْمَوْتُ إِذْ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعْبُدُونَ مِنۢ بَعْدِى قَالُوا۟ نَعْبُدُ إِلَـٰهَكَ وَإِلَـٰهَ ءَابَآئِكَ إِبْرَٰهِـۧمَ وَإِسْمَـٰعِيلَ وَإِسْحَـٰقَ إِلَـٰهًا وَٰحِدًا وَنَحْنُ لَهُۥ مُسْلِمُونَ 133
A ishit ju të pranishëm, kur Jakubi, para se të vdiste, u tha bijve të vet:... -Domethënë, a ishit ju në momentet kur Jakubit i ishte afruar vdekja dhe ai pyeti bijtë e tij, me qëllim që t'i provonte dhe për të qetësuar zemrën e tij se ata do t'i përmbaheshin porosive të Allahut. Ai u tha atyre:“Çfarë do të adhuroni pas meje?” -Dhe ata i dhanë një përgjigje, e cila e qetësoi zemrën e tij:Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu – të Ibrahimit, të Ismailit dhe të Is’hakut -, që është Një Zot i Vetëm. Vetëm Atij i nënshtrohemi.” -Kuptimi: Do të adhurojmë një Zot të vetëm. Veç Allahun do të adhurojmë dhe nuk do t'i shoqërojmë Atij shok në adhurim. Ne do të jemi muslimanë, të dorëzuar dhe të nënshtruar, duke zbatuar porositë e Tij. Pra, ata premtuan për dy gjëra: për njësim të Allahut me sinqeritet dhe për vepra të mira, sipas porosive të Tij. Është e sigurt që ata nuk ishin të pranishëm në momentet e kësaj porosie të madhe. Ne na tregon Allahu i Lartësuar se si Jakubi (a.s.) i këshilloi pasardhësit e tij për fenë e drejtë monoteiste, dhe jo për fenë çifute. Pastaj i Madhëruari thotë: