Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
رَبَّنَا وَٱبْعَثْ فِيهِمْ رَسُولًا مِّنْهُمْ يَتْلُوا۟ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ 129
Zoti ynë! Dërgo ndër ta një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë atyre ajetet e Tua, -Ata i kërkuan Allahut të Lartësuar që Ai të dërgonte nga mesi i pasardhësve të tyre një profet. Kjo ndodhi për disa arsye, si:- që grada e Ibrahimit dhe e Ismailit të lartësohej edhe më shumë;- që pasardhësit t’i nënshtroheshin dhe ta pasonin rrugën e atij Profeti që do të vinte, duke e njohur mirë atë;- që ai Profet t’u mësonte atyre ato gjëra që nuk do t’i dinin.I Lartësuari thotë:…që t’u lexojë atyre ajetet e Tua -Domethënë, që t’ua lexojë tekstin fjalë për fjalë, t’ua mësojë atë përmendësh, dhe pastaj t'i mësojë se si ta ruajnë e zbatojnë atë që do të mësojnë.…t’u mësojë atyre Librin(Kur'anin)dhe Urtësinë (Traditën profetike), -Pra, t'u mësojë dhe sqarojë atyre kuptimin e Kur’ânit dhe të Urtësisë (Sunetit).…dhe t’i pastrojë ata. -T'i pastrojë duke i edukuar që të punojnë punë të mira dhe të largohen nga çdo punë e fjalë e keqe të cilat nuk i lenë shpirtrat të pastrohen dhe të lartësohen.Ti je Ngadhënjimtari dhe i Urti. -Ngadhënjimtari (El Azîzu) është Ai i Cili i mposht dhe nënshtron gjithçka, i Cili është i plotfuqishëm për gjithçka dhe që para fuqisë së të Cilit, askush nuk mund të qëndrojë. Ndërsa i Urti (El Hakîmu) është Ai i Cili i vendos gjërat në vendin që e meritojnë. Kështu, ata iu lutën Allahut, që ka këto cilësi, që ta dërgonte këtë Profet mes tyre, ashtu siç di të zgjedhë Ai që është i madhëruari, Ngadhënjimtari, i Urti. Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së tyre dhe e dërgoi Profetin e nderuar, nëpërmjet të cilit Ai mëshiroi, në mënyrë të veçantë, pasardhësit e Ibrahimit dhe Ismailit, dhe të gjitha krijesat, në përgjithësi. Për këtë arsye, edhe Profeti (a.s.) ka thënë: “Unë jam fryt i lutjes së babait tim, Ibrahimit (a.s.).”.