Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sūrah 2

Al-Baqara

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 121

ٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَـٰهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ يَتْلُونَهُۥ حَقَّ تِلَاوَتِهِۦٓ أُو۟لَـٰٓئِكَ يُؤْمِنُونَ بِهِۦ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِهِۦ فَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَـٰسِرُونَ 121

Ata të cilëve ua dhamë Librin e lexojnë(dhe e ndjekin)atë(Kur'anin), ashtu si duhet. -Allahu i Lartësuar na njofton se Kur’ânin e besojnë ata të cilëve Ai u dhuroi Librin, duke u bërë kështu një mirësi të madhe, dhe që e ndjekin atë ashtu sikurse e meriton ai të ndiqet. Fjala ‘tilâueh’ do të thotë ‘ndjekje e diçkaje hap pas hapi’.Ndjekja me përpikmëri e Librit nënkupton pranimin e plotë të dispozitave të tij. Kështu për shembull, ata e konsiderojnë të lejuar atë që në Libër përcaktohet si e tillë, dhe e konsiderojnë të ndaluar atë që në Libër vlerësohet si e tillë. Ata punojnë sipas urdhrave të përnxjerra nga ajetet e qarta dhe të drejtpërdrejta, por ata i besojnë me pastërti edhe ajetet që kanë një fushë më të gjerë kuptimore.…Pikërisht ata e besojnë me të vërtetë atë(Kur'anin). -Pikërisht ata do të lumturohen, domethënë ata të cilët e njohin mirësinë e Allahut të Lartësuar dhe tregojnë mirënjohjen dhe falënderimin për të. Janë ata që besojnë të gjithë profetët (dhe Shpalljet) dhe nuk bënë asnjë dallim mes tyre. Këta janë besimtarët e vërtetë. Ndërsa ata që besojnë një pjesë të shpalljeve dhe e mohojnë një pjesë tjetër, ata janë të kërcënuar. Këta Allahu i Lartësuar i kërcënon duke thënë: “Ndërsa ata që e mohojnë atë (Kur'anin), pikërisht ata janë të humburit.”Ajo ka edhe kuptimin “lexoj, këndoj Kur’ânin” (Sh.p.).