Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ لَيْسَتِ ٱلنَّصَـٰرَىٰ عَلَىٰ شَىْءٍ وَقَالَتِ ٱلنَّصَـٰرَىٰ لَيْسَتِ ٱلْيَهُودُ عَلَىٰ شَىْءٍ وَهُمْ يَتْلُونَ ٱلْكِتَـٰبَ ۗ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ مِثْلَ قَوْلِهِمْ ۚ فَٱللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ فِيمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ 113
Çifutët thonë: “Të krishterët nuk mbështeten në asgjë(në fenë që pasojnë)”. Të krishterët thonë: “Çifutët nuk mbështeten në asgjë” -Smira e tyre ishte aq e fortë, saqë i shtynte ata të shanin dhe përgojonin njëri-tjetrin me fjalët më të ulëta. Ata e quanin njëri-tjetrin të humbur, të devijuar, madje edhe jobesimtarë. Kjo smirë i bënte ata të vepronin njëlloj si injorantët, që nuk kishin asnjë lloj dije nga librat.Ndërkohë që të dyja palët lexojnë Librin. Po këto fjalë thonë edhe ata që janë të paditur. -Pra, edhe pse ata kanë dituri dhe kritere për të gjykuar, përsëri kryejnë veprime të injorantëve, të cilët flasin, shajnë e gjykojnë pa patur dije.Ditën e Gjykimit, Allahu do të gjykojë ndërmjet tyre për kundërshtimet që ata kanë mes njëri-tjetrit. -Pra, megjithatë, Allahu i Lartësuar do të gjykojë mes tyre Ditën e Gjykimit. Ai do të qartësojë me drejtësi gjykimin e secilës palë, në të gjitha aspektet. Ai do ta bëjë këtë me gjykimin e Tij të drejtë, rreth të cilit i informoi njerëzit nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve të Tij. Atë ditë, askush nuk do të dalë me sukses dhe askush nuk do të shpëtojë prej ndëshkimit, përveç atyre që kanë besuar të gjithë të dërguarit e Allahut, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave. Ndërsa ata që nuk u janë përmbajtur këtyre dispozitave, me të drejtë do të quhen: “të shkatërruar e të dëshpëruar përjetësisht.”