Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَدَّ كَثِيرٌ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ لَوْ يَرُدُّونَكُم مِّنۢ بَعْدِ إِيمَـٰنِكُمْ كُفَّارًا حَسَدًا مِّنْ عِندِ أَنفُسِهِم مِّنۢ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلْحَقُّ ۖ فَٱعْفُوا۟ وَٱصْفَحُوا۟ حَتَّىٰ يَأْتِىَ ٱللَّهُ بِأَمْرِهِۦٓ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ 109
Shumë ithtarë të Librit do të dëshironin që, pasi keni besuar, t’ju kthejnë në jobesimtarë, -Ata përpiqen me të gjitha mënyrat për të arritur këtë qëllim të poshtër. Ata i provojnë të gjitha llojet e kurtheve, por nuk e kuptojnë që ato u kthehen mbrapsht, për të goditur pikërisht ata. Kurthet e tyre janë të larmishme. Duke na treguar një mënyrë të tyre për të dëmtuar muslimanët, i Lartësuari thotë në suren Al Imran, ajetet 72-74: “Disa nga ithtarët e Librit thonë: “Besojeni në mëngjes atë që u është shpallur atyre që kanë besuar, dhe mohojeni në mbrëmje! Ndoshta kështu edhe ata do të tërhiqen (nga besimi)”. Dhe mos i besoni askujt, përveç atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaju: “Udhëzim i vërtetë është vetëm udhëzimi i Allahut!” (Ata i thoshin njëri-tjetrit): “Kurrë mos besoni se ndokujt po i jepet (profecia, dija urtësia dhe mirësitë e mëdha), sikurse ju është dhënë juve, përndryshe, (ditën e gjykimit), do të polemizojnë kundër jush para Zotit tuaj! Thuaju: “E gjithë mirësia është në Dorë të Allahut! Ai ia jep atë kujt të dëshirojë. Allahu është i Gjerë (në mëshirën e Tij)dhe i Gjithëditur”. Ai dallon kë të dojë me mëshirën e Vet. Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.”.”Ajo çfarë i shtynte në këtë veprim ishte thjesht smira e tyre, sepse ata e dinin mirë të vërtetën, siç thotë i Lartësuari:të shtyrë nga zilia e tyre, edhe pasi u ishte bërë e qartë e Vërteta. -Por, si gjithmonë, Allahu i Lartësuar urdhëroi që, përballë kësaj sjelljeje dhe synimi të keq të tyre, besimtarët t’i falnin dhe t’i toleronin, derisa Ai të sillte një gjykim përfundimtar për ta:Falini dhe tolerojini ata, derisa Allahu ta sjellë urdhrin e Vet. -Dhe, vërtet, Allahu i Lartësuar e solli vendimin për ta, duke i urdhëruar besimtarët për xhihad. Në këtë mënyrë, u shua flaka e ndezur në zemrat e besimtarëve, të cilët kishin duruar dhe toleruar për aq kohë. Ata vranë atë që meritonte vrasjen, robëruan atë që meritonte robërimin dhe dëbuan ata që e merituan dëbimin. Allahu është i Plotfuqishëm që të ligjërojë çfarë të dëshirojë për robërit e Tij, siç thotë edhe Vetë:Allahu ka pushtet për gjithçka -Në ajetet e mëposhtme, Allahu i Lartësuar i udhëron besimtarët që t’i përkushtohen adhurimit të Allahut të Lartësuar: