Skip to content
Tafsir As-Saadi · Yunus
Sūrah 10

Yunus

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 2

أَكَانَ لِلنَّاسِ عَجَبًا أَنْ أَوْحَيْنَآ إِلَىٰ رَجُلٍ مِّنْهُمْ أَنْ أَنذِرِ ٱلنَّاسَ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَنَّ لَهُمْ قَدَمَ صِدْقٍ عِندَ رَبِّهِمْ ۗ قَالَ ٱلْكَـٰفِرُونَ إِنَّ هَـٰذَا لَسَـٰحِرٌ مُّبِينٌ 2

Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt)nga Zoti i tyre!”? -Ata u çuditën që Allahu i Madhëruar i'a shpalli Kur'anin Profetit të Tij dhe e bëri atë qortues dhe përgëzues. Ky ishte misioni i të gjithë profetëve. Ata qortonin dhe kërcënonin popujt që të ruheshin nga ndëshkimi dhe zemërimi i Allahut. Ata i paralajmëronin popujt e tyre që t'u përmbaheshin shpalljeve dhe ligjit të Zotit dhe u kujtonin vazhdimisht atyre argumentet dhe faktet e pakundërshtueshme të Allahut, si dhe mrekullitë e Tij. Ata, nga ana tjetër, i përgëzonin besimtarët që vërtet kishin besim të sinqertë, të pastër dhe korrekt, se ata do të kishin shpërblim të madh dhe të bollshëm tek Allahu i Lartësuar. Shpërblimi i besimtarëve është i sigurt dhe i shumëfishuar tek Allahu, për shkak të veprave të sinqerta, të çiltra dhe korrekte që ata bëjnë të nxitur prej besimit të tyre. Kështu, mohuesit u çuditën nga ky burrë i madh dhe misioni i tij dhe nuk u nënshtruan që t’u bindeshin porosive të tij të vyera. Madje, kur u përballën me të ata thanë:Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky është vërtet një magjistar i madh!” -Sipas tyre, ai ishte thjesht një njeri i magjepsur, që vepronte me magjinë e tij të qartë. Kjo, sipas tyre, ishte e kuptueshme dhe e dukshme për të gjithë. Por kjo, pa dyshim, ishte shprehje e inatit dhe e mendjemadhësisë së tyre. Ata shprehnin habi për një çështje që nuk ka asgjë për t’u habitur. Ajo që të habit, në fakt, ishte injoranca e tyre e thellë dhe paaftësia për njohjen e dobisë dhe të dëmit për veten e tyre. Është e çuditshme si nuk e pranonin dhe besonin vërtetësinë e atij Profeti, që Zoti e zgjodhi nga mesi i tyre. Ata e njihnin shumë mirë atë, madje e thërrisnin atë si "besniku i sinqertë". Megjithatë, përsëri e refuzuan ftesën e Tij të mrekullueshme dhe u kujdesën e luftuan me çdo mjet e rrugë për ta shkatërruar fenë e tij. Por Allahu dëshiron ta plotësojë dhe lartësojë fenë e Tij, edhe pse e urrejnë mohuesit.