Al-Faatiha
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ 5
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë” - Pra: T’i kushtojmë vetëm Ty adhurimet tona dhe të drejtohemi vetëm Ty për ndihmë, mbështetje dhe mbrojtje. Kjo kuptohet kështu, sepse në fjalinë “Ty të adhurojmë dhe tek Ti ndihmë kërkojmë”, përemrat ‘Ty’ dhe ‘Ti’ janë vendosur përpara foljes (kallëzuesit), mënyrë e cila e vë theksin tek përemri, duke i dhënë fjalisë këtë kuptim:“Ty të adhurojmë” = “Vetëm Ty të adhurojm딓Tek ti ndihmë kërkojmë” = “Vetëm tek Ti e kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen”.Pra, vetëm Ty (o Allah) të adhurojmë, dhe asnjë tjetër veç Teje, dhe mbështetjen e ndihmën e kërkojmë veç tek Ti, e tek askush tjetër. Në këtë ajet, adhurimi renditet përpara mbështetjes dhe kërkimit të ndihmës, edhe pse mbështetja dhe kërkimi i ndihmës janë adhurime në vetvete. Domethënë, është përmendur përfshirësi i të gjitha adhurimeve, përpara atyre që janë më vete adhurime të veçanta. Kjo është bërë për t’i dhënë përparësi të drejtës së Allahut (adhurimit), kundrejt të drejtës së robit (mbështetjes dhe kërkimit të ndihmës nga Allahu i Madhëruar dhe Bujar). El Ibadeh (adhurimi, ibadeti) është një term përfshirës i të gjitha atyre veprave dhe fjalëve të dukshme apo të padukshme, të cilat Allahu i do dhe është i kënaqur me to. Ndërsa Istiâne-ja (mbështetja ose kërkimi i ndihmës) nënkupton kërkimin e ndihmës prej Allahut, për të arritur çdo të mirë dhe për t’u ruajtur nga çdo e keqe, duke qenë plotësisht i bindur dhe i qetë që kjo ndihmë do të të jepet. Adhurimi kushtuar Allahut dhe kërkimi i ndihmës prej Tij janë dy kushtet që sigurojnë lumturinë e përjetshme dhe sigurinë nga çdo e keqe. Nuk ka asnjë mundësi shpëtimi pa plotësuar këto dy kushte. Asgjë nuk mund të quhet ibadet, nëse nuk plotëson dy kushte:1. Të synohet me të kënaqësia e Allahut.2. Të jetë e argumentuar nga Tradita e Profetit (a.s).Në renditjen e istiâne-s pra kërkimit të ndihmës pas ibadetit, qëndron një e fshehtë tjetër: adhuruesi, në adhurimet e tij, gjithmonë ka nevojë për ndihmën e Atij të cilin e adhuron, sepse nëse Allahu nuk e ndihmon, robi nuk do të ketë kurrë mundësi të vazhdojë adhurimin e Allahut, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave. Pastaj i Madhëruari thotë: