التين
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِٱلدِّينِ ٧
E pas gjithë kësaj, ç’të shtyu(o njeri)të mohosh Ditën e Shpërblimit?” -Pra, pas gjithë këtyre shenjave dhe fakteve të sjella nga i Gjithëdituri dhe i Plotpushtetshmi, cili është shkaku që të shtyn në mosbesim dhe në mospranim të Ditës së Llogarisë? Ato duhej që të të sillnin siguri të plotë për takimin me Allahun dhe për llogarinë e drejtë. Mirësitë dhe begatitë e shumta me të cilat Zoti të ka privilegjuar, duhej të nxisnin tek ti mirënjohjen dhe nënshtrimin për Dhuruesin. Të gjitha ato duhej të ishin një nxitje e fortë, që të mos mohoje asgjë për të cilën të ka njoftuar Allahu i Madhëruar nëpërmjet Profetit të Tij.