التوبة
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَإِذَا ٱنسَلَخَ ٱلْأَشْهُرُ ٱلْحُرُمُ فَٱقْتُلُوا۟ ٱلْمُشْرِكِينَ حَيْثُ وَجَدتُّمُوهُمْ وَخُذُوهُمْ وَٱحْصُرُوهُمْ وَٱقْعُدُوا۟ لَهُمْ كُلَّ مَرْصَدٍ ۚ فَإِن تَابُوا۟ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُا۟ ٱلزَّكَوٰةَ فَخَلُّوا۟ سَبِيلَهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ ٥
Pasi të kalojnë muajt e ndaluar -Këtu bëhet fjalë për afatin katërmujor të lehtësimit. Domethënë, pasi të mbarojnë këta katër muaj, - ose kur të mbarojë koha e marrëveshjes, për ata që kanë marrëveshje më të gjatë se katër muaj, - atëherë për ta nuk ka vlerë më asnjë marrëveshje, prandaj:...luftojini idhujtarët kudo që t’i gjeni, kapini, rrethojini dhe u zini pritë në çdo shteg! -Kur nuk ka marrëveshje mes jush ose kur afati i marrëveshjes përfundon, luftojini idhujtarët kudo që t’i zini, në çdo kohë dhe në çdo vend. Vritini, robërojini dhe kufizojini ata. Mos lejoni që të zgjerohet pushteti i tyre në tokë. Allahu e krijoi tokën për të qenë vend adhurimi i robërve të Tij, prandaj këta idhujtarë nuk e meritojnë të jenë banorë e sundues të saj. Ata nuk meritojnë të kenë nën sundim asnjë pëllëmbë prej kësaj toke. Toka është e Allahut dhe ata janë armiqtë e Tij dhe kundërshtarë të Profetit të Tij. Ata i mohojnë Profetët dhe shpalljet e Zotit dhe duan ta zhveshin tokën nga adhurimi i Zotit dhe feja e Tij e drejtë. Por Allahu i Madhëruar dëshiron që ta përkryejë fenë e Tij, edhe pse këtë e urrejnë mohuesit dhe idhujtarët. Allahu i Madhëruar thotë: “u zini pritë në çdo shteg...”, pra, u zini pritë në çdo shteg e luginë ku ata kalojnë. Jini vigjilentë e të qëndrueshëm në xhihadin kundër tyre dhe shpenzoni çdo gjë që kini në këtë luftë. Kështu vazhdoni, derisa ata të pendohen dhe të kthehen në fenë e të Madhërishmit:Në qoftë se pendohen, falin namazin rregullisht dhe japin zekatin, atëherë u hapni rrugë! -Nëse ata largohen nga idhujtaria, falin namazin, duke plotësuar të gjitha detyrimet dhe hakun e tij, dhe i japin zekatin atij që e meriton, atëherë lejojini dhe çlironi rrugën e tyre, sepse kështu ata do të jenë si ju. Në këtë rast, atyre u takon ajo që ju takon juve dhe ata janë të ngarkuar me atë që jeni ngarkuar edhe ju.Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Allahu fal edhe idhujtarinë e çdo gjynah tjetër më të vogël, nëse njerëzit pendohen. Duke ua mundësuar dhe lehtësuar rrugën e pendimit, Ai i ka mëshiruar ata. Ai u mundëson që të pendohen dhe, me bujarinë dhe mirësinë e Tij, ua pranon pendimin, madje i shpërblen pa masë për të. Nga ky ajet kuptohet, gjithashtu, se kushdo që e lë namazin dhe zekatin luftohet (nga shteti islam) derisa t’i plotësojë ato. Kështu e argumentoi edhe Ebu Bekri luftën kundër atyre që nuk pranonin të jepnin zekatin.