التوبة
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
مَا كَانَ لِلْمُشْرِكِينَ أَن يَعْمُرُوا۟ مَسَـٰجِدَ ٱللَّهِ شَـٰهِدِينَ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِم بِٱلْكُفْرِ ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَـٰلُهُمْ وَفِى ٱلنَّارِ هُمْ خَـٰلِدُونَ ١٧
Nuk kanë të drejtë idhujtarët të kujdesen për xhamitë e Allahut, kur vetë ata dëshmojnë për vetveten se janë mohues. -Nuk është e drejtë dhe as e pranueshme që idhujtarët të frekuentojnë faltoret e Zotit për të kryer ritet e tyre, ndërkohë që edhe ata vetë, me veprat dhe gjendjen e tyre, dëshmojnë se janë jobesimtarë. Madje, shumë prej tyre deklarojnë me vetëdije dhe bindje se janë të zhytur në humbje. Atëherë, nëse ata dëshmojnë edhe vetë se janë mohues dhe se u mungon besimi, që është kusht i domosdoshëm për pranimin e adhurimeve dhe përkushtimeve, si mund të pretendojnë të jenë ndërtues dhe kujdestarë të xhamive të Zotit?!Atyre u shkojnë kot veprat e tyre dhe do të jenë përgjithmonë në Zjarr. -Veprat dhe adhurimet e tyre asgjësohen dhe do të jenë në zjarrin e Xhehenemit përgjithmonë. Këta nuk mund të jenë kujdestarë dhe frekuentues të faltoreve të Allahut. Ata që meritojnë të ndërtojnë, mbushin dhe gjallërojnë xhamitë, i Madhëruari i përshkruan më pas: