انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · التوبة
السورة ٩

التوبة

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١١٧

لَّقَد تَّابَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلنَّبِىِّ وَٱلْمُهَـٰجِرِينَ وَٱلْأَنصَارِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ فِى سَاعَةِ ٱلْعُسْرَةِ مِنۢ بَعْدِ مَا كَادَ يَزِيغُ قُلُوبُ فَرِيقٍ مِّنْهُمْ ثُمَّ تَابَ عَلَيْهِمْ ۚ إِنَّهُۥ بِهِمْ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ ١١٧

Allahu ua pranoi pendimin Profetit, si edhe muhaxhirëve dhe ensarëve që e ndoqën pas në ato çaste të vështira, kur zemrat e disave prej tyre gati u lëkundën. - Allahu i Lartësuar na njofton se si me mëshirën dhe bamirësinë e Tij, Ai i pranoi pendimin Profetit dhe pasuesve të Tij muhaxhirë dhe ensarë. Ai i fali ata për ndonjë gabim, ua shtoi të mirat dhe ua ngriti gradat. Kështu vepron Zoti me ata që sakrifikojnë për hir të Tij. Kështu veproi Zoti me ata që e ndoqën pas Profetin në ato çaste të vështira, drejt luftës së Tebukut. Atëherë ishte nxehtësi përvëluese dhe kohë varfërie ekstreme, me mangësi në pajime dhe në mjete lufte. Armiqtë, që u kanoseshin gjatë gjithë rrugës, ishin të pabesë. Shkaqet për t'iu shmangur kësaj lufte ishin të shumta, por besimtarët iu mbështetën Allahut dhe i dolën në ballë kësaj përgjegjësie. Vështirësitë ishin aq të mëdha, sa disave gati iu doli zemra nga vendi. Madje, disa gati u dorëzuan dhe desh u tërhoqën. Por Allahu i Lartësuar i forcoi zemrat dhe këmbët e tyre në ato momente hezitimi e sprove. Ez-zejg quhet devijimi i zemrës nga rruga e drejtë. Nëse ky devijim cenon themelin e besimit, konsiderohet kufër, por nëse cenon ndonjë ligj të fesë, atëherë gjykohet në varësi të shkeljes. Ajo mund të jetë moskryerje e ndonjë detyre fetare ose kryerje e ndonjë harami, ose edhe kryerje e detyrave të Sheriatit jo me formën dhe mënyrën e caktuar nga Zoti e Profeti i Tij. Sidoqoftë, i Madhëruari i shpëtoi të zgjedhurit e Tij nga çdo lloj devijimi dhe i ndihmoi të pendohen edhe për ndonjë hezitim a lëshim.Allahu i fali ata. Ai është i Butë dhe Mëshirëplotë me ta. - Është Allahu që ua mundëson të pendohen dhe, me mëshirën e dëshirën e Tij, ua pranon pendimin dhe i forcon të bëjnë durim përgjatë rrugës së drejtë.