انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · التوبة
السورة ٩

التوبة

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١١

فَإِن تَابُوا۟ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُا۟ ٱلزَّكَوٰةَ فَإِخْوَٰنُكُمْ فِى ٱلدِّينِ ۗ وَنُفَصِّلُ ٱلْـَٔايَـٰتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ ١١

Megjithatë, nëse ata pendohen, falin rregullisht namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në besim. -Nëse pendohen për shirkun dhe kthehen në besimin e pastër, i cili i nënshtron ata që të falin namazin dhe të japin zekatin, atëherë ata janë vëllezërit tuaj në fe dhe si të tillë duhet t’i trajtoni, duke harruar armiqësitë e vjetra të nxitura nga idhujtaria. Duke u bashkuar dhe vëllazëruar, do të jeni adhurues të vërtetë të Allahut. Pasi shtjelloi me imtësi këto dispozita, duke nxjerrë urtësitë dhe rregullat e mrekullueshme të fshehura mes tyre, Allahu i Madhëruar vijon dhe thotë:Kështu i sqarojmë Ne argumentet për njerëzit e ditur. -Në këtë mënyrë i qartësojmë ajetet dhe ligjet për ata që dinë. Dijetarët janë ata që i kuptojnë siç duhet ajetet dhe ligjet e Zotit. Përmes tyre mësohet Islami dhe sqarohen kuptueshëm dispozitat dhe ligjet e fesë islame. O i Adhuruari ynë, na bëj nga ata që kanë dituri të saktë dhe të dobishme dhe që punojnë me sinqeritet sipas kësaj diturie! Të lutemi të na e dhurosh këtë gjë me mëshirën Tënde, me bujarinë, butësinë dhe mirësinë Tënde!