التوبة
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
أَلَمْ يَعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ هُوَ يَقْبَلُ ٱلتَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِۦ وَيَأْخُذُ ٱلصَّدَقَـٰتِ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ١٠٤
A nuk e dinin ata se Allahu i pranon pendimin e robërve të Vet dhe sadakatë e tyre,... -A nuk dinë gjë ata për mëshirën e pakufishme, për bujarinë dhe për bamirësinë e gjerë të Allahut të Madhëruar?! Ai ua pranon pendimin atyre robërve të Tij që, të penduar, kthehen tek Ai. Sado i madh të jetë gjynahu, Ai ua pranon pendimin të sinqertëve. Madje, Ai gëzohet së tepërmi me pendimin e robërve të Tij. Është i Madhëruari Ai që i pranon sadakatë e besimtarëve, sikurse thuhet në një hadith: “Ai i merr sadakatë e robërve me të djathtën e Tij dhe ua kultivon e ua shton ato. Ai ua zmadhon atë sadaka, aq sa, një hurmë e vogël bëhet sa një mal madhështor." Po shpërblimi për pasuritë më të mëdha që jepen me sinqeritet për hir të Tij, sa do të jetë, vallë? Allahu i Madhëruar e përshkruan Veten e Tij duke thënë:...dhe se është Allahu Ai që e pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë? - Allahu është Pranues i madh i pendimit të robërve të Tij. Ai që pendohet e gjen Zotin gjithmonë Pranues të dashur të pendimit, edhe sikur gjynahu e pendimi të përsëriten shumë herë. Allahu asnjëherë nuk resht së pranuari pendimin e robit, derisa robi të reshtë së penduari dhe të largohet prej Tij i shfrenuar, duke harruar që porta e Tij është gjithnjë e hapur. Ai largohet nga mëshira e Mëshirëplotit për t'u miqësuar me armikun e vet të përbetuar. Allahu është El Rrahim Mëshirëplotë, dhe mëshira e Tij ka përfshirë gjithçka. Megjithatë, mëshirën e Tij të posaçme, Allahu e ka veçuar për ata që i ruhen Atij duke kryer urdhëresat dhe duke u larguar nga haramet. Ata tregohen të devotshëm, duke besuar argumentet e Zotit, duke pasuar profetët e Tij dhe duke pastruar veten e pasurinë e tyre përmes punëve të mira, që Zoti i do dhe ua ka treguar në Shpalljen e Tij.