انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأعلى
السورة ٨٧

الأعلى

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآيات ١٤–١٥

قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّىٰ ١٤ وَذَكَرَ ٱسْمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ ١٥

Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin. -Ka shpëtuar nga çdo e keqe dhe ka fituar çdo të mirë ai që ka këto cilësi:1. Është i pastruar, domethënë është i pastër nga shirk-u, padrejtësitë e çdo lloji dhe veset e këqija.2. Përmend madhërinë e Zotit të vet dhe falet. Zemra e tij është e mbushur me këtë përmendje, dhe kjo e shtyn atë që të bëjë vepra të mira për të kënaqur Zotin. Nga këto vepra të mira është veçuar namazi, i cili është tregues i qartë i imanit dhe pastrues i gjynaheve.Disa janë të mendimit se përcaktimi “që është pastruar” nënkupton dhënien e zekatit të fitrit, i cili është pastrim për agjëruesin, ndërsa kur thuhet: “dhe fal namazin” është për qëllim namazi i Bajramit. Por megjithëse ajeti i përfshin këto raste, nuk mund të themi se ka për qëllim vetëm ato, sepse ai është më i gjerë dhe gjithëpërfshirës.