الأنفال
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَإِمَّا تَخَافَنَّ مِن قَوْمٍ خِيَانَةً فَٱنۢبِذْ إِلَيْهِمْ عَلَىٰ سَوَآءٍ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْخَآئِنِينَ ٥٨
Nëse i druhesh pabesisë nga ndonjë grup, atëherë njoftoji paraprakisht për prishjen e paktit, që të jeni në kushte të barabarta! -Nëse ke një marrëveshje paqeje ose armëpushimi me një popull dhe, në bazë të fakteve dhe shenjave, i frikësohesh tradhtisë së tyre, edhe pse me gojë dhe me vepra nuk janë shprehur qartësisht për këtë, atëherë detyra jote është: "... njoftoji për prishjen e marrëveshjes, që të jeni të barabartë!" Bëju të ditur se nuk ka më pakt dhe armëpushim mes jush! Kështu, ty nuk të lejohet pabesia kundrejt tyre, duke shkelur pikat e marrëveshjes pa i lajmëruar, madje duhet të kesh siguri të plotë që ata e kanë marrë lajmin e prishjes së paktit. Ky është momenti kur ju dhe ata jeni të barabartë në lidhje me njoftimin për prishjen e marrëveshjes.Allahu nuk i do të pabesët. -Allahu i Madhëruar ka urrejtje të madhe për të pabesët, prandaj është e domosdoshme që ju të siguroheni mirë për njoftimin e prishjes së paktit me armikun tuaj, në mënyrë që të jeni të pastër dhe askush të mos ju akuzojë për pabesi. Ajeti tregon se nëse është vërtetuar me fakte e prova shkelja e aktmarrëveshjes nga mohuesit, nuk është më e nevojshme procedura e njoftimit të tyre për prishjen e marrëveshjes. Ajeti tregon gjithashtu se, nëse nuk i druhesh atyre për tradhti, madje je i sigurt se ata nuk e shkelin marrëveshjen, atëherë nuk të lejohet kurrsesi që ta prishësh këtë marrëveshje, por është detyrë respektimi i saj deri në afatin e caktuar.