النازعات
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ وَنَهَى ٱلنَّفْسَ عَنِ ٱلْهَوَىٰ ٤٠
E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë,...-Këta fatlumë karakterizohen nga dy cilësi:1.Ata i druhen qëndrimit para Zotit të tyre për të dhënë llogari dhe për t’u shpërblyer me drejtësi për veprat e bëra. Nga dija e tyre e saktë dhe e sigurt ka ardhur frikërespekti ndaj Zotit. Për këtë shkak, ata plotësojnë edhe cilësinë e dytë:2. Ata e ndalojnë veten nga dëshirat e shfrenuara dhe shkelja e kufijve të Zotit. Dëshirat e shfrenuara e shtyjnë njeriun të shkelë kufijtë e Zotit dhe të mos zbatojë urdhrat e Tij. Por këta të zgjedhur i nënshtrojnë dëshirat e tyre për të ndjekur porositë e Allahut dhe të Profetit të Tij. Ata luftojnë me vetveten dhe nuk i binden asaj për të shkelur urdhrat e Tij. Për këta të lumtur është një premtim i mrekullueshëm: