النازعات
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
يَوْمَ يَتَذَكَّرُ ٱلْإِنسَـٰنُ مَا سَعَىٰ ٣٥
...atë ditë njeriu do të kujtojë se çfarë ka bërë. -Atë ditë, njeriu do të kujtojë se çfarë ka bërë në dynja, në jetën e provës, në jetën ku njerëzit mbjellin atë që do të korrin Ditën e Gjykimit. Atë ditë, ai do të shohë të mirat dhe të këqijat që ka kryer në dynja dhe do të dëshirojë t’u kishte shtuar veprave të mira qoftë edhe një thërrmijë të vogël, që t’i shërbente për këtë ditë të gjatë dhe të vështirë. Atë ditë, njeriu do të dëshirojë të ishte ruajtur nga të këqijat dhe të kishte bërë qoftë edhe një thërrmijë më pak nga të këqijat, që të mos i shtohet dënimi dhe trishtimi, atë ditë kur dëshpërimi i punëkëqijve do të jetë i papërshkrueshëm. Të gjithë do të binden atë ditë se lumturia apo dëshpërimi i robërve në përjetësi janë të lidhura ngushtë me veprat që kanë bërë në dynja.