انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القيامة
السورة ٧٥

القيامة

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآيات ٢٠–٢١

كَلَّا بَلْ تُحِبُّونَ ٱلْعَاجِلَةَ ٢٠ وَتَذَرُونَ ٱلْـَٔاخِرَةَ ٢١

Por ju doni këtë të ngutshmen dhe e lini pas dore atë të ardhmen. -Kuptimi: Ajo që ju bën të jeni të shkujdesur dhe që t’i ktheni shpinën kujtimit të Zotit dhe këshillave të Tij është pikërisht dashuria juaj e madhe për këtë dynja. Ju punoni pa u lodhur për kënaqësitë dhe bukuritë e saj, për të përmbushur epshet dhe dëshirat tuaja. Dashuria për të ju bën që t’i jepni përparësi asaj dhe ta lini punën për fitimin e mirësive të premtuara nga Zoti në ahiret. Ju parapëlqeni dynjanë, sepse kënaqësitë dhe bukuritë e saj shijohen shpejt dhe njeriu është i nxituar dhe e do të shpejtën. Ndërsa mirësitë e ahiretit vonohen, edhe pse janë të përjetshme e të pafundme. Ju shpërfillni punën për ahiretin, a thua se nuk jeni krijuar për të, por për t’u përjetësuar në dynja. E trajtoni këtë dynja të shkurtër sikur të jetë ajo vendi i përjetësisë, për të cilën ia vlen të shpenzosh çdo gjë të vyer dhe që të luftosh natën e ditën. Kështu, ju e transformoni realitetin dhe i përmbysni qëllimet tuaja, për të shkaktuar dëshpërimin dhe shkatërrimin e vetvetes. Nëse do t’i jepni përparësi ahiretit kundrejt dynjasë dhe të vështroni me kujdes përfundimin e punëve, do të fitoni shumë mirësi, pa asnjë humbje, dhe do të arrini lumturinë e përhershme, që nuk e prish asnjë trishtim. Pastaj i Lartësuari përmend disa gjëra, të cilat mund të na nxisin për t’i dhënë përparësi ahiretit. Ai na tregon shpërblimin e ahiretit për të mirët, duke thënë: