المدثر
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَمَا يَذْكُرُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ ۚ هُوَ أَهْلُ ٱلتَّقْوَىٰ وَأَهْلُ ٱلْمَغْفِرَةِ ٥٦
Por ata mund të mësojnë prej saj, vetëm nëse do Allahu. -Dëshira dhe vullneti i Zotit janë vendimtare dhe patjetër të ekzekutueshme. Ato janë gjithëpërfshirëse: prej tyre nuk shpëton asgjë, e madhe apo e vogël qoftë, e shumtë apo e pakët. Ky ajet është argument kundër kaderive, të cilët i përjashtojnë veprat e robërve nga dëshira dhe vullneti i Zotit. Por ky ajet është argument edhe kundër xhebrive, të cilët pretendojnë se robi nuk ka asnjë pushtet dhe nuk i është dhënë liri veprimi dhe zgjedhjeje. Këta besojnë se njeriu është i detyruar që t’i kryejë veprat e tij dhe i pafuqishëm që ta zgjedhë vetë atë që vepron. Kështu, në këtë ajet dhe në të tjerë si ai, i Lartësuari na tregon se robi ka liri zgjedhjeje dhe dëshire, po ashtu edhe aftësi e fuqi për të bërë atë që e zgjedh vetë, me dëshirën e tij. Por kjo është sigurisht brenda vullnetit dhe dëshirës së Zotit të Urtë, të Drejtë, të Gjithëditur dhe të Mëshirshëm.Vetëm Ai e meriton që t’i ruhesh dhe që të jetë Falës i gjynaheve! -Allahu i Madhëruar është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe të Cilit duhet t’i frikësohesh më shumë se çdo gjë tjetër. Është Ai ndaj të Cilit duhet të tregohesh i devotshëm. Allahu është, gjithashtu, Falësi i madh, që e fal dhe mëshiron atë që i frikësohet Atij, duke zbatuar urdhrat e duke lënë haramet, për hir të kënaqësisë së Tij. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Muddeththir.