الأعراف
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيْطَـٰنِ نَزْغٌ فَٱسْتَعِذْ بِٱللَّهِ ۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ٢٠٠
Në këtë ajet jepet mënyra se si duhet të përballesh me shejtanët njerëz dhe xhindë. Allahu i Lartësuar thotë:E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka. - Në çfarëdo kohe dhe gjendjeje të ndiesh trazim prej Shejtanit të mallkuar, kërko mbrojtje tek i Madhërishmi. Kurdoherë që robi ndien se Shejtani i mallkuar po i fut vesvese, po e frenon nga kryerja e veprave të mira ose po e nxit për të kryer vepra të këqija, atëherë le të kërkojë ndihmë, mbrojtje dhe strehim tek Allahu i Lartësuar, “sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka”. Ai i dëgjon të gjitha lutjet që i drejton, ashtu edhe kërkesën tënde për mbrojtje. Allahu është i Gjithëditur, prandaj e di qëllimin tënd, por edhe për dobësinë tënde. Ai e di mirë këmbënguljen dhe përgjërimin tënd në lutje, prandaj ka për të të mbrojtur nga vesveset e shejtanit të mallkuar. Allahu i Lartësuar na mëson se si t’i kërkojmë mbrojtje Atij pikërisht në suren En-Nas, kur thotë: “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari i njerëzve, prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë (i fshehur), i cili i trazon zemrat e njerëzve, qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.”!”.