الأعراف
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
أَوْ تَقُولُوٓا۟ إِنَّمَآ أَشْرَكَ ءَابَآؤُنَا مِن قَبْلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةً مِّنۢ بَعْدِهِمْ ۖ أَفَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلْمُبْطِلُونَ ١٧٣
Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre.” -Mos u justikoni që ishit pasardhës të një populli jobesimtar dhe thjesht ndoqët rrugën e tyre. Ky nuk është justifikim, prandaj Ditën e Gjykimit ju nuk keni të drejtë të thoni:"Atëherë do të na ndëshkosh për atë që bënë ata pasues të kotësive?” - Allahu i Lartësuar ka ngulitur thellë në natyrën tuaj besimin e pastër monoteist. Logjika e shëndoshë dhe e pastër e kupton që besimet e paraardhësve ishin të gabuara, ndërsa feja e të dërguarve të Zotit është e vërteta, që duhet përqafuar. Vetëm kjo natyrë e pastër dhe logjikë e kthjellët është mëse e mjaftueshme për të refuzuar besimet e gabuara të etërve tuaj. Shpeshherë ndodh që njeriu të futet në dyshime duke dëgjuar fjalët e të parëve të tij të humbur, por kjo ndodh veçse për shkak se ai i ka kthyer shpinën të vërtetës së Allahut të Lartësuar, duke mos treguar as përkushtimin minimal për ta kuptuar atë. Argumentet e Allahut të Madhëruar janë dy llojesh: ato që kanë ardhur përmes shpalljeve dhe profetëve të Tij dhe ato që duken qartë në krijimin e Tij. Mjafton që njeriu të shohë dhe studiojë veten e vet dhe do të zbulojë aty plot argumente e shenja, që vlejnë për të kuptuar të vërtetën. Kështu, mospërfillja e argumenteve të Allahut të Lartësuar, nga njëra anë, dhe përkushtimi me fanatizëm ndaj fjalëve të pararendësve të humbur, bën që të mos e dallosh të vërtetën e qartë. Në këtë mënyrë, logjika errësohet, prandaj njeriu i jep përparësi të kotës ndaj të vërtetës. Ky është shpjegimi më i saktë i këtyre ajeteve. Sipas një shpjegimi tjetër, në këto ajete bëhet fjalë për një ditë të veçantë, kur Allahu i Lartësuar ka marrë dëshminë nga të gjithë pasardhësit e Ademit, pikërisht në momentin kur Ai nxori nga shpina e Ademit pasardhësit e tij. Më pas, Ditën e Gjyklimit - sipas këtij mendimi, - Allahu i Lartësuar do të nxjerrë kundër tyre pikërisht këtë dëshmi të dhënë nga vetë ata. Sidoqoftë, në ajet nuk ka ndonjë shenjë që të tregojë se Allahu i Madhëruar do të nxjerrë kundër mohuesve këtë dëshmi të marrë prej tyre atë ditë të veçantë. Allahu i Lartësuar nuk do të përdorte kurrë kundër tyre një dëshmi që ata e kanë dhënë në një kohë aq të largët, që askush nuk e kujton t’i ketë ndodhur. Vetë realiteti e dëshmon se njerëzit nuk e kujtojnë këtë pohim që kanë bërë përpara Allahut të Lartësuar. Është e vërtetë që Allahu i ka nxjerrë pasardhësit e Ademit dhe i ka bërë të dëshmojnë për njëshmërinë e Tij, por ajetet kuranore që po shpjegojmë flasin për diçka tjetër: ato flasin për një çështje që është tejet e kuptueshmedhe e cila përforcohet prej natyrshmërisë së pastër së njeriut, siç e ka krijuar Allahu i Lartësuar.Ka disa hadithe që flasin rreth nxjerrjes së pasardhësve të Ademit nga shpina e tij dhe ndarjes së tyre në kategori që do ta marin librin e punëve të tyre nga e djathta dhe në kategori që do ta marin librin e punëve të tyre nga e majta. Në disa hadithe përmendet edhe fakti se ata kanë dëshmuar se Allahu është Zoti i tyre. Kështu, imam Ahmedi përmend nga Enes Ibn Malik r.a. se Profeti a.s. ka thënë: “Ditën e Gjykimit i thuhet dikujt prej banorëve të Zjarrit: “Nëse gjithçka në tokë do të ishte e jotja, a do ta jepje si kompesim për të shpëtuar?” – “Po!”- do të thotë ai. Atëherë, thotë Allahu: “Unë të pata kërkuar diçka shumë më të thjeshtë se kjo. Kur ishe në shpinën e Ademit a.s., mora premtimin tënd se nuk do të më shoqëroje asgjë në adhurimin ndaj Meje, por ti e shkele fjalën dhe bëre shirk.” (Buhariu dhe Muslimi).Pra ajeti flet për mesazhin e Zotit të sjellë përmes shpalljeve dhe Profetëve. Vetëm përballë këtij mesazhi njerëzit nuk do të kenë justifikim në ditën e gjykimit.