الأنعام
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهْدِى بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ ۚ وَلَوْ أَشْرَكُوا۟ لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ٨٨
Ky është Udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. -Ky udhëzim është prej Allahut, i vetmi udhëzim i drejtë që ekziston. Është Ai që udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron prej robërve të Vet. Atëherë, vetëm tek Ai kërkojeni udhëzimin, sepse nëse Allahu nuk ju udhëzon në rrugën e drejtë, ju nuk mund të gjeni udhëzues tjetër veç Tij! Ndër ata që Allahu dëshiroi t’i udhëzonte ishin edhe këta që u përmendën më lart.Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre. -Pa dyshim, idhujtaria asgjëson çdo lloj vepre të mirë dhe e bën të padiskutueshme përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit. Kështu, nëse edhe këta të zgjedhur do të ndëshkoheshin në këtë mënyrë, po të bënin idhujtari, atëherë çfarë mendohet se do të ndodhte me të tjerët? Ky është përfundimi i shirkut - shkatërrim e asgjësim i punëve dhe përjetësi në zjarr.