انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأنعام
السورة ٦

الأنعام

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٣٦

إِنَّمَا يَسْتَجِيبُ ٱلَّذِينَ يَسْمَعُونَ ۘ وَٱلْمَوْتَىٰ يَبْعَثُهُمُ ٱللَّهُ ثُمَّ إِلَيْهِ يُرْجَعُونَ ٣٦

Vetëm ata që dëgjojnë i përgjigjen ftesës. -Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij, duke i thënë: Ata të cilët i përgjigjen ftesës tënde dhe zbatojnë Shpalljen që të është dhënë ty, janë ata që të dëgjojnë dhe që ky dëgjim ka ndikim tek ata. Ata që dëgjojnë me zemrat e tyre, ata janë të mençurit, të urtët, të cilët qëndrojnë brenda kufijve të Zotit, të përshkruar qartësisht nga profetët. Dëgjimi për të cilin flitet këtu është dëgjimi me zemër, që i sjell dobi njeriut, sepse thjesht me veshë dëgjojnë të gjithë, të mirët dhe të këqinjtë. Të gjithë të përgjegjshmit ligjërisht nuk kanë asnjë arsyetim para Zotit pasi dëgjojnë Shpalljen e Tij. Nëse nuk e pranojnë dhe nuk i nënshtrohen asaj, ata nuk do të kenë justifikim para Zotit në Ditën e Gjykimit.Allahu do t’i ringjallë të vdekurit dhe të gjithë do të kthehen tek Ai. -Nëse kuptimin e pjesës së mësipërme e shohim të lidhur me këtë fragment, kuptimi i saj do të ishte: Ata që i përgjigjen ftesës tënde kanë zemër të gjallë. Ndërsa ata që i kanë zemrat e vdekura nuk e kuptojnë ftesën e lumturisë dhe nuk e dallojnë dot atë që i shpëton nga e keqja. Prandaj ata nuk i përgjigjen ftesës tënde dhe nuk binden. Megjithatë, vendtakimi me ta do të jetë Ditën e Kijametit, kur Allahu t’i ringjallë dhe të gjithë të kthehen tek Ai. Nëse ajeti merret më vete, atëherë e shohim si një pohim për vërtetësinë e Ditës së Gjykimit. Allahu i Madhëruar do t’i ringjallë të vdekurit në Ditën e Gjykimit, kur edhe do t’i shpërblejë për ato që kanë punuar. Atëherë, ajeti është një thirrje për t’iu përgjigjur Allahut dhe Profetit të Tij, si dhe një kërcënim për ata që nuk e bëjnë diçka të tillë. Duke treguar armiqësinë dhe kokëfortësinë e tyre, mohuesit e profetëve thonë: