انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأنعام
السورة ٦

الأنعام

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٢٧

لَهُمْ دَارُ ٱلسَّلَـٰمِ عِندَ رَبِّهِمْ ۖ وَهُوَ وَلِيُّهُم بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ١٢٧

Për ta është përgatitur Vendi i Paqes pranë Zotit të tyre. -Xheneti është quajtur ‘Vendi i Paqes’, sepse ai është i pastër nga çdo mangësi, ligësi dhe gjë e dëmshme. Në të nuk ka asnjë lloj frike, trishtimi, brenge dhe shqetësimi, prandaj dhe banorët e tij do të jenë në paqe e në qetësi të plotë. Mirësitë e Xhenetit janë të plota dhe të mrekullueshme, aq sa askush nuk mund t’i përshkruajë realisht ato. Askush nuk mund t’i imagjinojë ashtu siç janë në realitet kënaqësitë e fshehura në të. Lumturia e Xhenetit përfshin shpirtin, mendjen dhe trupin. Banorët e Xhenetit do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti, çdo gjë që ua kënaq syrin dhe atje do të jenë të përjetshëm.Ai është i Dashuri i tyre, për ato vepra që ata bënë. -Allahu i Madhëruar është i Dashuri i tyre, që përkujdeset për ta. Është Allahu i Madhëruar që ka marrë përsipër edukimin dhe përkujdesin ndaj tyre. Me butësinë, mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt, Ai ua lehtëson atyre çdo çështje dhe i ndihmon për të qenë të bindur ndaj Tij. Është Ai që ua mundëson dhe lehtëson çdo mënyrë e rrugë për të arritur dashurinë e Tij. Allahu i Lartësuar i fut ata nën kujdesin e Tij të mrekullueshëm, për shkak të veprave të tyre të mira dhe të hapave të parë që ata kanë hedhur me guxim, këmbëngulje dhe sinqeritet, për të kënaqur të Dashurin e tyre. Ndërsa ata të cilët i kthejnë shpinën Allahut të Madhëruar, duke i dhënë përparësi dëshirave të tyre kundrejt adhurimit dhe arritjes së kënaqësisë së Tij, ata e meritojnë që Allahu i Lartësuar të mos i fusë nën përkujdesin e Tij. Miku i tyre i afërt, të cilit ia lënë në dorë çështjet, është shejtani i mallkuar. Duke e ndjekur nga pas dhe duke u mashtruar nga joshjet e tij, ata shkatërrojnë fenë dhe dynjanë e tyre.