الأنعام
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
لَّا تُدْرِكُهُ ٱلْأَبْصَـٰرُ وَهُوَ يُدْرِكُ ٱلْأَبْصَـٰرَ ۖ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلْخَبِيرُ ١٠٣
Asnjë shikim nuk mund ta përfshijë Atë. Por është Ai që i përfshin të gjitha shikimet. -Kjo ndodh për shkak të madhështisë, lartësisë dhe plotësisë së Allahut të Madhëruar. Atë nuk mund të përfshijnë vështrimet e krijesave, edhe pse mund të vështrojnë fytyrën e Tij dhe të lumturohen me të (në Xhenet). Fakti që krijesat nuk mund ta përfshijnë Allahun me vështrimin e tyre nuk mohon mundësinë e shikimit të Tij nga ana e tyre, madje nëse e kuptojmë mirë, e pohon atë. Nëse mohohet gjithëpërfshirja e vështrimit, kjo tregon se ekziston mundësia e vështrimit të pjesshëm. Nëse do të mohohej mundësia për ta parë Atë, do të thuhej: “La terâhul ebŝâr” - “nuk e shohin shikimet” dhe jo: “La tudrikuhul ebŝâr” - “nuk e përfshijnë shikimet”. Kështu, ky ajet nuk mbështet mendimin e gabuar të mohuesve të cilësive të Zotit (el muat-tile), të cilët nuk e pranojnë faktin se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në ahiret. Madje, sikurse thamë, ky ajet dëshmon të kundërtën e mendimit të tyre. Dituria e Allahut përfshin të shfaqurën dhe të fshehurën, dëgjimi i Tij përfshin zërat e shfaqur dhe ato të fshehur, shikimi i Tij përfshin çdo gjë, e madhe apo e vogël qoftë, siç thotë Ai më pas:Ai është Mëshirëmadh(i Butë)dhe Di hollësisht gjithçka. -Dituria e Allahut është shumë e thellë dhe e detajuar. Ai di imtësisht çdo të fshehtë, të padukshme, të mbuluar dhe të pashfaqur. Ndërsa nga butësia e Tij, Allahu e udhëzon dhe drejton robin që të arrijë e të realizojë çdo mirësi dhe dobi në drejtim të fesë dhe besimit. Ai i rregullon çështjet e fesë dhe të besimit të robit me rrugë e mënyra që robi nuk i ndjen e kupton aspak, e aq më pak të përpiqet për t’i planifikuar e realizuar ato. Kështu, Allahu i Mëshirshëm dhe i Butë e udhëzon dhe drejton robin drejt lumturisë së përjetshme, drejt suksesit final (felâĥ), pa e ndier dhe hetuar robi fare një gjë të tillë. Madje, në funksion të këtij qëllimi të mrekullueshëm, i Madhëruari përcakton vështirësi ose gjëra të dhimbshme dhe të urryera për robin, që ai ta lusë dhe t’i përgjërohet Allahut që t’ia largojë ato. Allahu i përcakton këto gjëra, sepse e di shumë mirë se kjo është më e mirë për robin dhe se përsosmëria e tij arrihet veçse në këtë mënyrë. Subĥânallâh! I Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë është Allahu, që është i Gjithëditur, i Butë, I Gjithmëshirshëm, dhe Mëshirëplotë për besimtarët.